Pandemia/ Vasili: Qëndrimet e rrezikshme të qeverisë kanë prodhuar pasojat e sotme

Pandemia/ Vasili: Qëndrimet e rrezikshme të qeverisë kanë prodhuar pasojat e sotme

16:04, 21/06/2020
A+ Aa A-

"Pandemia në Shqipëri është absolutisht e zhytyr në paqartësi, pasiguri dhe padije".

Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Sipas ish ministrit të Shëndetësisë, kaosi i shkaktuar që në fillim nga mosveprime dhe qëndrime kontradiktore, të rrezikshme, të qeverisë kanë sjellë pasojat e sotme.

Postimi i plotë:

Qeverisja pandemike dhe lutjet anemike te ca profesionisteve, qe nuk ndihmojne!

Pandemia ne Shqiperi eshte absolutisht e zhytyr ne paqartesi,pasiguri dhe padije.

Kaosi i shkaktuar i shkaktuar qe ne fillim nga mosveprime dhe qendrime kontradiktore te rrezikshme te qeverise, qe ka folur e vepruar vetem me gojes e FB e Edi Rames kane prodhuar pasojat e sotme.

Shifrat disa here me te larta sot se sa ne pikun e pandemise flasin vete dhe analizen e tyre mund ta beje edhe nje epidemiolog fillestar.

Lutjet anemike e te mekura te disa profesionisteve ndaj popullit, kur duhet ti flasin e flisnin fort dhe me zë te larte qeverise, qe shperdoroi politikisht pandemine, nuk ndihmojne askend.

Ne mungese te revoltes profesionale ndaj sharlatanizmit qeveritar, heshtja e ketyre profesionisteve do te ishte shume me e dobishme.

Te predikosh kunder fakteve, qe shkencerisht flasin vete eshte mungese integriteti.

Te ngarkosh popullin me pergjegjesi, kur qeveria nuk mbrojti as personelin shendetesor eshte pabesi profesionale.

Te mos hapesh gojen kur Edi Rama con mijra police ne mes te pandemise te Teatri dhe bashkia mbledh dhjetra femije neper sebepet propagandistike te saj, pra kur qeveria vet perhap pandemine, eshte e dhimbshme per ca profesioniste.

Perballe nje qeverie qe i kerkon mjekeve te qendrave shendetesore te bejne maska me carcafet e shtepise dhe te thuash fajin e ka populli eshte poshterim profesional.

Pergjegjesine e drejtimit te qarte e profesional te pandemise e ka vetem qeveria.

Deshtimin e saj qeveria pabesisht ja hedh ne kurriz popullit.

Edi Rama dhe qeveria zgjodhen te refuzojne me kokefortesi cdo propozim e sugjerim.

Sot flasin vetem broçkulla, qe nuk bindin asnje shqiptar.

Shifrat e pandemise jane nje deshmi e pakundershtueshme e kaosit.

Prodhimi i lajmeve te turpshme duke shkelur cdo ligj e norme sic ka ndodhur me disa njerez te njohur te cileve u eshte bere publike prekja nga COVID-19 eshte nje tjeter deshmi e falimentimit.

Ka vetem nje fajtor e pergjegjes per administrimin mizerabel te pandemise dhe ky eshte Edi Rama qe pati marrëzine te printe vete budallekun e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco