Skandali me 'njeriun hije' të inceneratorëve në Shqipëri/ Malltezi: U bo me thërrit e duam Shqipërinë si Zimbabveja

Skandali me 'njeriun hije' të inceneratorëve në Shqipëri/ Malltezi: U bo me thërrit e duam Shqipërinë si Zimbabveja

22:59, 20/06/2020
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD dhe një nga personazhet më të zëshëm sa i përket aferës së inceneratorëve dhe çështjeve të mjedisit, Jamarbër Malltezi ironizon pas publikimit të skandalit në Zimbabve ku i përfshirë rezultonë Klodian Mërtiri për një tender 60 milionë dollarësh.

‘’U bo me thërrit e duam Shqipërinë si Zimbabveja’’, shkruan Malltezi pasi biznesmeni shqiptar i inceneratorëve është shpallur në kërkim pasi ka marrë pjesë në një aferë korrputive me zyrtarë të lartë të shtetit të Zimbabvesë për vjedhje dhe pastrim parash.

Image

Klodian Mërtiri (Ilir Dedja) është në kërkim ndërkombëtar nga Interpol dhe Zimbabveja kurse ministri i shëndetësisë, i cili mori pjesë në dhënien e tenderit 60 milionë dollarësh për kompaninë e biznesmenit shqiptar u arrestua por u lirua me garanci 50 mijë euro edhe pse do të përballet në gjyq me akuzën e shpërdorimit të detyrësh dhe korrupsionit.

Kush është Ilir Dedja (Klodian-Mirel Mërtiri)

Ilir Dedja, ose Klodian (Mirel) Mërtiri është një emër që gjendet në historinë e re të inceneratorëve të mbetjeve urbane në Shqipëri. Ai rezulton me lidhje në të tre inceneratorët, biznese që njihen formalisht me emrin e Klodian Zotos.

Klodian (Mirel) Mërtiri, i cili në Zimbabve është paraqitur me emrin Ilir Dedja, është një lidhje e ngushtë e biznesmenes Stela Gugallja, pronare e “Albtek Energy”, kompani e cila zotëron kontratën koncensionare të inceneratorit të Elbasanit.

Në bazë të të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrit në Shqipëri (QKR), Mirel Mërtiri rezulton administrator i kompanisë “C.G.C”. Kjo kompani kontrollohet në 70 përqind nga “Integrated Technology Service” e Klodian Zotos.

Kompania “C.G.C”, deri në vitin 2018, ka qenë në pronësi të Stela Gugallja.

Klodian (alias Mirel) Mërtiri rezulton të jetë bashkëpronar në kompaninë “EM Capital”, të regjistruar në Sofje, Bullgari, së bashku me Klodian Zoto dhe Eva Blushi.

Mirel Mërtiri është pronar i kompanisë off-shore ‘KL Group”, e regjistruar në Maltë.

Mirel Mërtiri është administrator i kompanisë “E.R One”, në pronësi të Stela Gugallja dhe kompanisë italiane ‘Energy Recuperator”, në pronësi të Ernesto Granelli.

Ernesto Granelli rezulton të jetë një nga bashkëpunëtorët e Klodian Zotos në kompaninë “Integrated Technology Service”, e regjistruar në Hollandë dhe që ka në pronësi inceneratorin e Tiranës.

Ndërkohë ky tender u anulua dhe Ilir Dedja është në kërkim ndërkombëtar. Ndërkohë ministri Moyo është liruar me urdhër të Presidentit Emerson por akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

https://www.syri.net/politike/347252/njeriu-hije-i-inceneratoreve-ne-shqiperi-skandali-60-mln-usd-ne-zimbabve-zbulon-fytyren-e-klodian-mertirit/

https://www.syri.net/politike/348805/pas-skandalit-me-njeriun-hije-te-inceneratoreve-ne-shqiperi-arrestohet-ministri-ne-zimbabve/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco