EMRAT/ Kush votoi kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga postet në LDK

EMRAT/ Kush votoi kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga postet në LDK

22:49, 20/06/2020
A+ Aa A-

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkarkuar pasditen e sotme nga detyrat në parti Vjosa Osmanin.

Ndërkohë janë publikuar edhe emrat e disa prej anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm që kanë votuar kundër shkarkimit të saj.

Raportohet se disa nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që votuan kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat e saj në LDK janë: Valentina Bunjaku, Anton Quni, Haxhi Avdyli, Ardian Shala, Avdi Pireva, Lumir Abdixhiku, Xhafer Tahiri.

Gjithashtu bëhet e ditur se anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së nuk e dinë rezultatin për shkarkimin e Vjosa Osmanit. 

Në një reagim të sajin para pak minutave, Vjosa Osmani falenderoi anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që votuan kundër shkarkimit të saj dhe sfidoi pjesën tjetër.

"I falenderoj 53 anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që nuk u bënë pjesë e këtij diferencimi politik. Ndërsa për diferencuesit e sotëm, shihemi në garën zgjedhore së shpejti. E aty do ta shohim se kush do të fitojë kur të dalim para qytetarëve. Gara e vërtetë është para qytetarëve, edhe pse shumica dërmuese prej jush diferencues, jeni aq frikacakë sa nuk do të guxoni të dilni në atë përballje, por sërish do të fshiheni prapa dikujt tjetër. Por përballja e madhe do të ndodhë. Mua më ka ngritur populli dhe vetëm ai do të mund të më rrëzojë", shkruante Osmani. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco