Opinioni i 'Venecia'-s/ Duma: Meta i ka kthyer dinjitetin që i takon institucionit të Presidentit të Republikës

Opinioni i 'Venecia'-s/ Duma: Meta i ka kthyer dinjitetin që i takon institucionit të Presidentit të Republikës

18:21, 20/06/2020
A+ Aa A-

Ish- deputetja e PD, Grida Duma shprehet se opinioni i Komisionit të Venecias konfirmoi se Presidenti Ilir Meta ka të drejtë në luftën e tij e cila e ka shndërruar Presidencën në institucion e balancës dhe kontrollit.

Duma sqaron se të dyja çështjet që i ka ndjekur Presidenti në ‘Venecia’ kanë qenë të drejta dhe nëse vijohet më tej atëhere do të zbulohen shumë dëme në drejtësi të shkaktuara nga Rama.

Por për këto opinione të Komisionit të Venecias, Duma thotë se mund të japë një precedent edhe për zgjedhjet e 30 qershorit për t’i shpallur ‘nul’ apo të pavlefshme dhe që zgjedhjet e parakohshme lokale janë logjikisht pjesë e axhendës së opozitës.

”Komisioni i Venecias mban qëndrim shumë etik, për aq sa unë e njoh në nivel teknik. Një institucion është që Presidenti bën luftë dhe duket se ka pasur të drejtë. Gjithmonë e kam quajtur institucionin e Presidencës në institucionin që vendos kontrollin dhe balancën. Shqipëria nuk ka institucione të tjera. Kuvendi nuk ka lidhje me kontroll e balancën se është monokratik. Ajo që më ngacmon logjikisht, mendoni që kur një, dy çështje i ka ndjekur Presidenti dhe i ka dhënë të drejtë Komisioni i Venecias. Imagjinoni të ndjekim dhe të tjerat, atëhere besoj se jo pak dëm është përë në drejtësi", u shpreh Duma .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco