'Komplot ballkanik në dëm të shqiptarëve'/ Çollaku: Për ndarjen e Kosovës u paguan shumë para...

'Komplot ballkanik në dëm të shqiptarëve'/ Çollaku: Për ndarjen e Kosovës u paguan shumë para...

16:26, 20/06/2020
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku reagon pas denoncimit që Richard Grenell i bëri komplotit ballkanik në dëm të interesave shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, plani për ndarjen e Kosovës ka ekzistuar, madje është mbështetur në nivelet më të larta në Shtëpinë e Bardhë, (këshilltari i sigurisë kombëtare John Bolton).

"Për këtë plan janë paguar shumë para", shton Çollaku në postimin e tij.

Postimi i plotë i Çollakut:

"Per Ndarjen e Kosoves u paguan shume para,kush pagoi e kush perfitoi ???
Grenell denoncoi nje skandal te permasave nderkombetare, nje komplot ballkanik ne dem te interesave shqiptare

Ne nje version me te plote te intervistes se ambasadorit Grenell (ne pjesen e fundit te saj video 1) pervecse denoncohet fakti se ideja e projekti per Ndarjen e Kosoves ka qene politike personale e John Bolton...theksohet dhe fakti se kjo ide eshte lobuar fort dhe per te cilen ai (Bolton) ka dashur te fitoje shume para.

Zbulumi i ketij fakti nga i derguari special i presidentit Trump eksopzon dy fakte.

*E para, plani per Ndarje ka ekzistuar e ka qene serioz madje i mbeshtetur ne nivelet me te larta te Shtepise te Bardhe (keshilltari i sigurise kombetare Bolton). Ata qe mohonin apo benin sikur mohonin ekzistencen e planit sot duhet te heshtin.

* E dyta,per kete plan jane paguar shume para.
Ne hapsiren shqiptare ne Prishtine e Tirane pati zyrtare te larte,politikane analiste qe u rreshtuan ne mbeshtetje te ketij plani. (video 3)
Keta duhet te hetohen. Denoncimi i Grenell vendos nen akuze per konspiracion kunder interesave kombetare dhe per perfitime financiare e politike kedo u rreshtua,publikisht apo fshehur ne mbeshtetje te ketij plani.

Ne SHBA,ka filluar nje proces hetimor e gjyqesor kunder Bolton.

Prokurorite e institucionet e Shqiperise dhe Kosoves eshte koha te hetojne,nje nder skandalet me te medha te historise tone kombetare".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Arberi 20/06/2020 18:15

Kjo e nxjerr hapur se kush genjen Ramushi apo ky ndyrsira jone Edi Rama. Dolen fjalet e Ramushit qe Edi Rama kembengulte per heqjen e Takses 100% ndaj Serbise. Rama — Thaçi tradhetaret e kombit Shqiptar.

Shto koment

Denonco