Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

15 kushtet e PE/ Meço: Fjala 'izolim' ka një ngarkesë të hidhur në kujtesën kolektive shqiptare

15 kushtet e PE/ Meço: Fjala 'izolim' ka një ngarkesë të hidhur në kujtesën kolektive shqiptare

22:46, 19/06/2020
A+ Aa A-

15 kushtet e Europës rrezikojnë ta shndërrojnë Shqipërinë, e cila dikur mburrej si "shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut", në humbëtirën buzë Adriatikut.

I këtij mendimi është gazetarja dhe moderatorja e "Tempora" Sonila Meço.

Përmes një postimi në Facebook, e nxitur nga amendamenti i një dite më parë i Parlamentit Europian, Meço shprehet ndër të tjera se, Shqipëria ka një ngarkesë të hidhur me fjalën "izolim", ndërsa shton se, përsëritja e historisë e shndërron këtë të fundit nga tragjedi në komedi.

Gazetarja nuk le pa përmendur as rastin e dy vëllezërve Budina, emrat e të cilëve, në kundërshtim me çdo normë apo ligj privatësie, u publikuan nga vetë kryeministri Edi Rama si të infektuar me Covid-19. Një veprim skandaloz i cili u krye pa dalë ende përgjigja zyrtare e tamponëve dhe që nuk kishte ndodhur kurrë më parë gjatë pandemisë në vendin tonë.

Reagimi i plotë i gazetares:

"Fjala “izolim” ka një ngarkesë të hidhur në kujtesën kolektive shqiptare.

Kur e dëgjoj në rrethana të ndryshme nga ato të bisedave zëultas në shtëpinë e fëmijërisë, sërish më ngjethet mishi nga ngjarje e histori të trishta të shtetit të harruar buzë Adriatikut, mes euforisë së shkëmbit granit dhe kujës së prindërve, që mohonin fëmijët teksa kapeshin në arrati e sipër.

Dhe pas lajmeve të sotme, nuk është më kujtesa, që më gërryen ndërsa përmendet fjala “izolim”, por aktualiteti.

15 kushte, që Shqipëria të mundet të ulet në konferencën e parë për çeljen e negociatave. Me refuzimin, që u bën pushteti izolimi në portat e Europës po rrezikon të na shndërrojë në humbëtirën buzë Adriatiku.

Dy vëllezërit Budina e të afërmit e tyre janë izoluar në rrethana ende të paqarta, por me vullnet të plotë të autoriteteve për t’ua bërë ndëshkues procesin, duke u publikuar emrat.

Dy ngjarje sot, që për nga trazimi ia tejkaluan thirrjes së kujtesës, që pikonte trishtim sapo përmendej fjala “izolim”.

Përsëritja e historisë e shndërron këtë të fundit nga tragjedi në komedi, por mesa duket Shqipëria do ta mbajë në të njëjtin zhanër".

Kujtojmë këtu se, ditën e djeshme, me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime, Parlamenti Europian miratoi amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane me tekst: "Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare". /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

tirana20/06/2020 08:46

Se pari me vjen mire qe i rikthehesh edhe nje here subkoshiences tuaj te rinise ne kohen e diktatures . Por njeherazi ju kujtoj se thuajse te gjithe pa perjashtim ju " moderatoret e fjales se lire " qe bubrroni prej vitesh cdo nate ekraneve ne kerkim te nje opozite sipas mendimit tuaj " te lire " keni mundesuar diku me dashje e diku pa dashje ne arritjen e ketyre sukseseve te rilindjes ..????!!!!

Tani20/06/2020 07:52

Hahaha Ed rrempalla Ka Fest ,sepse kurre nuk i interesone qe Shqiperia te hyje ne EU.

Shto koment

Denonco