Ndarja e Kosovës/ 'Ja çfarë bisedoi Rama me John Bolton'

Ndarja e Kosovës/ 'Ja çfarë bisedoi Rama me John Bolton'

21:41, 19/06/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka biseduar me ish këshilltarin për Sigurinë të Donald Trump, John Bolton lidhur me planin për ndarjen e Kosovës.

Kështu pretendon ish kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një postimi në Facebook, akuzon kreun e qeverisë për tradhti kombëtare ndaj Kosovës.

"Ja çfarë bisedoi Zografi Bis me John Bolton!

Miq, Zografi Bis, argati i Beogradit bisedoi me John Bolton, ish Keshilltar i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, kundërshtar i njohur i pavarësisë së Kosovës, për marrëveshjen Kosovë-Serbi me çvendosje kufinjsh!

Sot Ambasadori Richard Grenell deklaroi në media se Bolton ishte për ndryshime të kufijve. Bolton e shkarkua nga Presidenti Trump, Zografi bis duhet të hidhet nga shqiptarët në koshin e plehrave të historisë aty ku e kanë vendin tradhtarët e kombit!", shkruan Berisha.

Shkëmbimin territorial mes Kosovës dhe Serbisë Shtëpia e Bardhë e cilëson si një ide personale e politike të ish-Këshilltartit të Trump për Sigurinë, John Bolton dhe jo një iniciativë që gjen mbështetjen e Presidentit Donald Trump.

Por teksa hidhet dritë mbi këtë skenar të errët në vëmendje rikthehen edhe zhvillimet e pak muajve të parë. Duket se shkëmbimi i territoreve nuk ka qenë thjesht një ide e Bolton, por për të ka pasur veprime konkrete si nga ana e Bolton ashtu edhe bashkëpunëtorëve të tij në Ballkan.

Vetë kryeministri Edi Rama ka deklaruar publikisht në muajin janar të 2019 se ka pasur një bisede telefonike me Bolton për çështjen e Kosovës, e këtë e shiste me mburrje në Kuvend. /A.R, Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco