Dokumenti/ Manastirliu nxjerr pozitivë vëllezërit Budina

Dokumenti/ Manastirliu nxjerr pozitivë vëllezërit Budina

20:49, 19/06/2020
A+ Aa A-

Nuk kishte ndodhur që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri që qeveria të publikonte emrat e personave të prekur nga koronavirusi.

Ndodhi sot për qëllime krejt të pastra politike nga kryeministri Edi Rama. Ai publikoi emrat e vëllezërve Robert dhe Edmond Budina si të infektuar nga koronavirusi i ri.

Lajmi u kritikua ashpër, së pari si shkelje e privacisë dhe etikës mjekësore, por edhe sepse dihet se Budinat janë kundërshtarët e Ramës për shkak të Teatrit Kombëtar.

Rama provokoi protestat për Teatrin, duke shembur godinën në mesin e pandemisë dhe tronditur opinionin jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë.

Por pasi kryeministri Edi Rama i bëri publik emrat e tyre paradite, Ministria e Shëndetësisë i shkoi pas 'dëshirës' së Ramës dhe publikoi pasditen listën ku Budinat rezultojnë pozitivë. 

Bëhet fjalë për regjisorin dhe aktorin e njohur, Edmond Budina dhe vëllain e tij, Robert Budina edhe ky me profesion regjisor, të cilët sipas dokumentit të mëposhtëm, të siguruar nga Syri.net rezultojnë pozitivë ndaj testit të COVID-19.

Në respekt të privatësisë, po i sjellim të mbuluara emrat e qytetarëve të tjerë, pavarësisht rezultatit të testit.

Edmond dhe Robert Budina janë dy nga përfaqësuesit kryesorë të Aleancës për Teatrin, të cilët në javët e fundit kanë udhëtuar në qytete të ndryshme të vendit, ku kanë organizuar tubime dhe mbledhje firmash për rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar. 

Në një intervistë për Syri TV, Robert Budina u shpreh se nuk kanë patur asnjë simptomë, ndërsa akuzuan Ramën për shkelje të privatësisë. /A.R, Syri.net

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco