15 kushtet/ Berisha i nxjerr videon: Ja si gënjente Rama

15 kushtet/ Berisha i nxjerr videon: Ja si gënjente Rama

19:33, 19/06/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama këmbëngulte në qëndrimin e shprehur për herë të parë më 10 qershor se për hapjen formale të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nuk janë 15 kushte. 

Por një ditë pas amendamentin të votuar në Parlamentin Europian, i cili ritheksonte 15 kushtet , ish kryeministri Sali Berisha risjell në kujtesë deklaratën e kreut të qeverisë duke e etiketuar si gënjeshtar përballë qytetarëve shqiptarë.

"Dëgjojeni si gënjen pafytyrësisht qytetarët shqiptarë.

ps: për ata që ndofta nuk e dinë, sygjeroj të ndjekin videon para kësaj: Raportim direkt nga Parlamenti Europian", shkruan mbi videon e publikuar ish kryeministri Berisha.

Me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime Parlamenti Europian miratoi mbrëmjen e djeshme amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane me tekst: "Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet antare".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

lushingabarbullushi19/06/2020 19:53

Une tani po e ngjoj! Nuk ka thene Ramsi ashu. Shpifje...

Shto koment

Denonco