'Venecia' i jep të drejtë Metës: Asnjë shkelje në emërimet për Gjykatën Kushtetuese

'Venecia' i jep të drejtë Metës: Asnjë shkelje në emërimet për Gjykatën Kushtetuese

18:52, 19/06/2020
A+ Aa A-

Komisioni i Venecias i jep të drejtë presidentit Ilir Meta lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas paragrafit ’98’ të draftit-final, kreu i shtetit nuk ka kryer asnjë shkelje në emërimet për Gjykatën Kushtetuese teksa veprimet e tij janë të justifikuara dhe të arsyeshme.

Komisioni i Venecias e quan si të justifikueshëm emërimin nga Presidenti të kandidates së dytë si dhe të arsyeshëm refuzimin e betimit të Arta Vorpsit.

“Presidenti, përmes Aktit të tij të 5 nëntorit 2019, pezulloi në mënyrë të njëanshme procedurën e emërimit para skadimit të afatit 30 ditor të përcaktuar në ligj. Ndërsa një pezullim i tillë nuk parashikohet në mënyrë eksplicite nga Ligji për Gjykatën Kushtetuese, ai mund të jetë në përputhje me një mekanizëm zhbllokues që ka për qëllim zhbllokimin e një situate kur ka mosveprim ose vullnet dashakeq nga njëri prej aktorëve të përfshirë. Nëse nuk ka as vullnet dashakeq dhe as mosveprim, por përkundrazi duhet të plotësohet një boshllëk ligjor, ratio legis i mekanizmit zhbllokues nuk do të ishte i zbatueshëm. Si pasojë, do të duhet të ekzistojë mundësia për të ndërprerë funksionimin – përndryshe automatik – të mekanizmit zhbllokues. Ndaj, në bazë të një interpretimi teleologjik të dispozitave ligjore, është e justifikueshme të pranohet emërimi i mëvonshëm i një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti refuzoi të pranonte betimin e gjyqtares që pretendon se u emërua automatikisht", shkruhet në paragrafin 98 të raportit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Landi19/06/2020 21:17

Mos, po avukat ngjala ??? Ça i boni kshu se gjynah ???

Emigranti19/06/2020 19:24

Dihej e sigurt qe venecia do ti jepte te drejt Metes, nuk kishte si te ndodhte ndryshe instucioni me i pregatitur juridikisht ne europ dote mbronte te drejten themelore dmth kushtetuten, dhe jo krahun anti kushtetues ne shqiperi Sektin e rilindjes, Shoku Edvin i don te gjitha pushtetet ske ci ben , dhe ne fund dihet per cdo gje dote fajsoj Meten, mir qe se miratoj me ligj shoku Edi qe anetaret e gjykates kushtetuese ta bejn betimin te kepucari, haha me paradoksale se kaq nuk mund te ket me

Shto koment

Denonco