Raporti/ Shqipëria shkel rezolutën e OKB, dërgon armë në Kongo

Raporti/ Shqipëria shkel rezolutën e OKB, dërgon armë në Kongo

18:47, 19/06/2020
A+ Aa A-

Sipas një raporti të Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ushtria e Republikës Demokratike të Kongos po furnizohet me armë nga shumë shtete të ndryshme duke shkelur kështu rezoltutën e firmosur në OKB në vitin 2004.

Mes këtyre shteteve rezoluton edhe Shqipëria, siç raportoi më herët agjensia prestigjoze e lajmeve AFP.

Në raportin konfidencial të OKB theksohet se: “Disa nga armët kanë rënë në duart e grupeve të armatosura që veprojnë në lindje të vendit”

Në raport nuk flitet vetëm për armë, por edhe për instruktorë dhe pajisje ushtrie që vijnë nga Shqipëria, Rumania, Turqia, Afrika e Jugut, Izraeli, Kina, Irani, Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Veriut, Sudani dhe Shtetet e Bashkuara.

Raporti i Këshillit të Sigurimit vë në dukje se disa vende kanë dërguar sasi të konsiderueshme me armë, municione, pajisje dhe automjete ushtarake për forcat e Kongos.

Deri më tani shteti i Iranit ka mohuar se ka transferuar ndonjëherë materiale lufte për Republikën Demokratike të Kongos.

Kjo ka shtuar edhe më shumë frikën se një palë e tretë ka dërguar armë e materiale të tilla lufte në emër të Iranit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco