Spaho: Rama kryeministër i dalë boje. Mashtron me premtimet e tij 3D'

Spaho: Rama kryeministër i dalë boje. Mashtron me premtimet e tij 3D'

18:08, 19/06/2020
A+ Aa A-

Edi Rama është një kryeministër që vetëm gënjen.

Kështu shprehet nënkryetari i PD, Edmond Spaho, i cili ka postuar edhe një video nga premtimet "3D" të shefit të qeverisë.

"Edi Rama është një kryeministër që vetëm gënjen. Gënjen nga mëngjesi në darkë, nga Jugu në Veri. Investimet që premton nuk ekzistojnë. Prej disa vjetësh mashtron vlonjatët për aeroportin e Vlorës. Aeroporti mbeti një projekt në 3D, sepse Bashkimi Europian e refuzoi planin e tij për të vjedhur me biznesmenë të dyshimtë turq. 
Edi Rama është një kryeministër i dalë bojë, që si mjet kryesor politik ka gënjeshtrën dhe mashtrimin e qytetarëve",
shkruan Spaho në një reagim të tijin në Facebook. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Sulua19/06/2020 20:58

I BE DHE I INAGURON.NE 3D......HAHAHAAAAAA

Shto koment

Denonco