Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

I publikoi emrin si i infektuar me Covid-19/ Budina: Urimi i Ramës, hipokrizi. Do ta padis

I publikoi emrin si i infektuar me Covid-19/ Budina: Urimi i Ramës, hipokrizi. Do ta padis

16:45, 19/06/2020
A+ Aa A-

Robert Budina, në një lidhje Skype për Syri TV, foli mbi lajmin që ka qarkulluar sot në media, sipas të cilave ai dhe vëllai i tij, Edmond Budina kanë rezultuar pozitivë në testin e Covid-19.

Sipas regjisorit dhe një prej aktivistëve kryesorë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kjo është politike me qëllim frikësimin e njerëzve dhe mosdaljen e tyre në protesta, ndërsa shtoi se kjo gjë ka penalizuar fëmijët e tij.

"Nuk kam asnjë shenjë. Pa më marrë në telefon del kryeministri me atë status që bëri. Duke se u bërë publike ata u penalizuan në kurset që zhvillojnë pasi mësuesit pasi morën vesh lajmin nuk lejuan pjesëmarrjen e tyre në provim dhe unë i kërkova zonjës që më bëri testin mua i thashë ti bëjë edhe fëmijëve. Pse për mua këmbëngule për mua dhe jo për të afërmit e mi? Unë nuk di gjë, tha. Mua ma thonë.

A është e vërtetë që unë e vëllai im jemi pozitivë apo jo? Kryeministri mezi e priste dhe me një hipokrizi na uron shërim të shpejtë. Kjo është një gështetër e madhe mediatike. Kjo vjen pas votimit në Parlamentin Europian. Kësaj ti përgjigjet kryeministri. E bën të frikësojë njerëzit të dalin në protesta. Rreziku më i madh nuk është virusi por qeveria që më të keqen e ka në kryeministri", tha Budina.

Ai paralajmëroi padi për kryeministrin Edi Rama, ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe zonjën që i bëri testin.

"Me ç'të drejtë shkel privatësinë time dhe penalizon fëmijët e mi? Unë do të padis kryeministrin dhe zonjën që ka bërë testin", u shpreh Robert Budina. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Iliri19/06/2020 18:14

Po guxoi njeri tani e tutje te protestoje kunder Rames, do dali i infektuar me Covid 19. Menyra e re per te ndaluar protestat.

Rudi 19/06/2020 17:58

Mos u merzit se kta kan ba edhe burrat shtatzan, ekziston mundsie qe te ken manipulua!? Kerkoje qe ta riperserisin ose ma mir do te ishte qe ta bash ne nje spital privat me nje pseodonim.

Julian19/06/2020 17:23

Ta kishe paditur kurven,cfare pret

Arti19/06/2020 17:01

Mosumerzit budia ky qenef naqeveris

Shto koment

Denonco