Rezoluta/ Parlamenti Europian i vendos Shqipërisë zyrtarisht 15 kushte

Rezoluta/ Parlamenti Europian i vendos Shqipërisë zyrtarisht 15 kushte

23:54, 18/06/2020
A+ Aa A-

Për herë të parë në historinë e tij, Parlamenti Europian i ka vendosur Shqipërisë 15 kushte, që duhet të plotësohen para se të mblidhen për konferencën e përbashkët.

Katër ditë më parë, Grupi Parlamentar PPE dorëzoi një amendament për rezolutën mbi Ballkanin Perëndimor e cila u miratua sot në plenaren e Parlamentit Europian.

Rezoluta e hartuar nga socialisti kroat Tonino Picula është e përgjithshme dhe nuk përmend kushtet të cilat BE i caktoi qeverisë Rama në mars 2020.

Kjo rezolutë është miratuar mbrëmjen e sotme me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime.

Parlamenti Europian mbrëmjen e sotme (18 qershor) miratoi amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane.

Amendamenti i firmosur nga eurodeputetja Kinga Gal, raportere e PPE për këtë rezolutë me kërkesën e raporterit për Shqipërinë, David Lega e me pëlqimin e koordinatorit Michael Gahler, cilëson se Parlamenti Europian:

 ‘Thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Koli19/06/2020 09:28

Pse nuk thoni qe na e mbyllen deren ... Rames mgjth i doli mjekra tu u kujdes per kete popull , sikur ta beje mjekren sa te Marksit nuk ka per te plotesu kushte ndonjehere , i konsideron shantazh... E ka thene nje nga themeuesit me te spikatur te PS , se ne kete vend nje i çmendur gjithe vendin çmend ... Uroj te mos çmendemi si ne '97

Lleshi19/06/2020 09:01

Bravo Rilindja! Si gjithnje na bere fanar ndricues ne bote.Po Lideri suprem c'mendon per keto kushte.

Shto koment

Denonco