Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Rama del hapur kundër koalicioneve/ ‘Pakti për reformën  mund të griset’

Rama del hapur kundër koalicioneve/ ‘Pakti për reformën mund të griset’

12:21, 18/06/2020
A+ Aa A-

Edi Rama ka dalë hapur ditën e sotme në sallën e parlamentit, duke treguar se ishte ai që e kurdisi opozitën e emëruar, për të kërkuar ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Duke bërë ironi në sallën e kuvendit, Rama tha se aty ishte një deputet që e vërteton më mirë faktin se koalicionet parazgjedhore nuk duhen.

‘Është një deputet këtu që është shembulli më i mirë se pse koalicionet nuk duhet të jenë më, është një deputet që nuk ka votuar as për veten e vetë, ka ardhur këtu deputet i PD-së, ka bërë fushatë për mua dhe më pas ka dalë ka mbështetur LSI-në’, tha Rama në sallën e kuvendit.

Një grup deputetësh me në krye Myslim Murrizin, kanë bërë disa propozime ku kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës dhe ndalimin e koalicioneve zgjedhore.

Por sot Rama e tregoi se ishte pikërisht ai organizatori i kësaj lëvizje gjoja opozitare në kuvendin të cilin Rama e komandon siç do vetë.

Ndërsa duke folur për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore, pasi e ka vonuar prej ditësh, Rama sot vendosi t'i hedhë fajin opozitës.

‘Ajo që i them sit edhe një herë Lulzim Bashës dhe Peço Vasilit, është mos vazhdoni të dilni dhe të shani, mos vazhdoni të shantazhoni, mos nxirrni lloj, lloj të papunës të kësaj foltoreje që për të të siguruar rrugën punonin si sharës profesioniste në këtë foltore për të sulmuar PS, mos na tundoni se për atë Zot, ajo marrëveshje është një marrëveshje që ka krijuar kushte pozitive në raport me klimën dhe partnerët, por për mua ajo nuk është reformë, por kthim i madh mbrapa i vetëdijshëm qe e kemi bërë ne, në funksion të faktit që Shqipëria të mos bëhet parë muhabet kafenesh lart e poshtë nëpër Europë.

Por një fije peri e ndan realizimin deri në fund të saj, nga grisja e saj dhe këtë fije peri ta ruajë mirë Basha e Peço Vasili e të gjithë ata se nuk ua kemi për borxh të na sulmojnë, shpifin e akuzojnë çdo ditë, ndërkohë që dua, s’dua unë është fakt që shumica e shqiptarëve as nuk e pëlqejnë atë marrëveshje dhe nuk i  duan listat e mbyllura’- deklaroi Rama në sallën e Parlamentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Emigranti18/06/2020 16:09

Posht sekti i rilindjes , posht fliqsirat politike post komuniste qe jan ne pushtet, posht opozita e re me ne krye injorantin Myslym murrizi, kto vemje si voton as shpija e vet e jo me ti votojn shqiptaret

Gj 18/06/2020 12:29

Hengesh koken tende se na hengre.

Shto koment

Denonco