Spahia: Propaganda e Ramës po fsheh të infektuarit nëpër ministri

Spahia: Propaganda e Ramës po fsheh të infektuarit nëpër ministri

16:56, 17/06/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia ka ripërsëritur në studion e lajmeve të Fax News  deklaratën se mbahet e fshehtë situata brenda institucionit të kryeministrisë ku sipas tij kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 punonjës të këtij institucioni.

Përveç kësaj ai tha se ka edhe në ministri persona të infektuar, por që për shkak të propagandës nuk bëhen publike, ndërsa në ministrinë e Kulturës sipas tij, punojnë në të njëjtin ambient, në një zyrë deri në 20 punonjës, dhe argumentoi se krijohen kështu kushte aspak të dallueshme me ato të një fasonerie.

“Shtimi i rasteve të reja nxjerrin në pah më shumë se kurrë mungesën e një strategjie të mirëfilltë për përballimin e situatës tregojnë qartë këtë. Është e detyrueshme shtimi i testimeve. Nënkuptojmë faktin e testimeve në gjithë popullatën, por nuk arrijmë të kuptojmë pse lihen sot e kësaj dite personat që shfaqin një risk tepër të lartë. Janë disa qendra spitalore në Tiranë por edhe jashtë saj, me një përhapje shqetësuese, por së fundmi shikojmë edhe prekjen e institucioneve kryesore shqiptare, kryeministria, disa ministri, ku vijon tendenca për të mbajtur nën kontroll dhe izolim lajmin, për të mos dhe në informacionin e duhur.

Është falë kuadrit të propagandës por harrojnë se përmes mos nxjerrjes së informacionit krijojnë kushtet për përhapjen e Covid-19. Flitet për disa ministri, vazhdojnë akoma punonjësit e tyre të punojnë në kushte aspak normale. Një rast i tillë ishte në ministrinë e kulturës dhe turizmit, ku shumë prej punonjësve vijojnë të qëndrojnë 20 persona në një zyrë, në të njëjtat kushte si në fasoneri që është një rrezik tepër i madh në përhapjen e koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco