‘Djemtë e Labërisë’ kërkuan largimin e konsullit grek, arrestohen dhe gjobiten me 5 milion lekë nga policia

‘Djemtë e Labërisë’ kërkuan largimin e konsullit grek, arrestohen dhe gjobiten me 5 milion lekë nga policia

16:42, 17/06/2020
A+ Aa A-

Pas djegies së flamurit shqiptar nga një minoritar grek nga Finiqi, para Konsullatës Greke në Gjirokastër, "Djemtë e Labërisë" kanë protestuar për largimin e konsullit Lambros Kakizis.

Edhe pse në vend është i ndaluar grumbullimi për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, qytetarët nga zonat e jugut të vendit kanë mbërritur me 3 furgona për të protestuar në mënyrë paqësore këtë akt që nxit urrejtje etnike.

Ata kanë protestuar për largimin e konsullit grek pasi sipas tyre ai ka nxitur urretjen etnike dhe po ndërmerr një fushatë kundër interesave të shqiptarëve duke kontribuar në shkombëtarizim të shqiptarëve.

Gjithashtu Platforma e Shoqatave Atdhetare Shqiptare i ka drejtuar një kërkesë shtetit shqiptar për largimin e konsullit grek dhe largimin e monumenteve greke në Shqipëri.

Pjesë e protestës ishte edhe deputeti 'donzhuan',  Kristaq Papa i cili është shprehur se ka një manifestim paqësor nga ana e tyre.

"Jemi këtu me një grup deputetësh dhe përfaqësues të shoqërisë civile apo të të drejtave të njeriut. Këto akte nuk janë demokratike, nuk janë diplomatike nuk i shërbejnë dy vendeve. Ka shumë persona nga shoqeria civile, nga forume të të drejtave të njeriut, përfaqësuesit e rendit të shtetit në kushtet e një pandemie edhe pse Gjirokastra është një zonë e gjelbër", shprehet ai.

Një qytetar  nga Kukësi i bën thirrje policisë dhe presidentit që të zbatohet Kushtetuta e të mos provokohen shqiptarët.

"Konsullata ka sponsorizuar qasje ekstremiste për nxitjen e urrejtjes etnike, thirrja ime shkon për instancat shtetërve që janë të shitura, t'i thirrin mendjes e të zbatojnë kushtetutën. Një thirrje tjetër shkon për policinë, që me këtë rast tregon se është në shërbim të Greqisë dhe jo Shqipërisë. Jemi këtu që të ndalohet provokimi i shqiptarëve", shprehet ai.

 

Pas përfundimit të protestës tre organizatorët Arben Kola dhe Andon Kola dhe Florijan Canaj janë arrestuar dhe janë gjobitur me 5 milionë lekë të reja, ndërsa janë shoqëruar qytetarë të tjerë. Protestuesit lajmëruan do të mblidhen para komisariatit që të lirohen të arrestuarit.

'Djemtë e Labërisë' protestuan për largimin e konsullit grek, ISHSH gjobit me 5 mln lekë organizatorët

Organizatorët e tubimit të sotëm në Gjirokastër janë gjobitur nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor me 5 milionë lekë të reja. Gjoba është vendosur, pasi nuk janë zbatuar edhe rregullat e distancimit social, të cilat janë konfirmuar nga ISHSH.

Fleta e gjobës i'u është dorëzuar tre prej organizatoreve të këtij tubimi fill pasi kanë deklaruar përfundimin e protestës. Kreu i ISHSH Gjirokastër Edi Sinojmeri shpjegon se grumbullimi i njerëzve dhe mosrespektimi i distancës gjatë protestës së sotme, mungesa e masave mbrojtëse ndaj COVID-19, bie ndesh me aktin normativ të qeverisë shqiptare dhe si i tillë ndëshkohet me gjobe.

Tubimi i sotëm u zhvillua nga disa shoqata patriotike, pas djegies së flamurit shqiptar nga një minoritar nga Finiqi./shqiptarja.com

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

N17/06/2020 18:09

Duhet te protestojnë per largimin e Rames ,ai është kryeminister ai duhet te mbrojë flamurin e vendit ,por nuk e bën se nuk i intereson dinjiteti kombetar vetem pushteti.

Julian 17/06/2020 16:48

Turpi e ka mbuluar këtë vënd. Zoti u ruajtët djem të Shqipëris!

Poli17/06/2020 16:47

Edhe pak e kane...

Shto koment

Denonco