A e fiton Rama një mandat të tretë? Ja si përgjigjet Andi Bejtja

A e fiton Rama një mandat të tretë? Ja si përgjigjet Andi Bejtja

22:54, 16/06/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë të aspektit personal, disi larg detyrës së Drejtor Informacioni në Syri TV, Andi Bejtja i është përgjigjur pyetjeve interesante të Adi Krastës.

I ftuar në "A-Show", Bejtja shprehu dëshpërimin e tij me tranzicionin dhe me këtë klasë politike.

"Ne erdhëm në '92 bashkë me politikën. Dikush u bë gazetar, dikush politikan. A dolëm mbi këtë klasë? Kjo klasë po na zhyt të gjithëve dhe këtë e shoh me dhimbje. Na mbyti ky lloj tranzicioni. Me dhimbje të thellë e them", tha Bejtja. 

Por a e ka lexuar Andi Bejtja librin e Edi Ramës, 'Kurbani'?

"Jo. Më vjen keq që nuk e kam lexuar. Nuk e mbaj mend emrin e personit që më tha mos e lexo. Nuk e mbaj mend kush ndikoi. E mora për ta lexuar por nuk e lexova", u shpreh gazetari.

I pyetur lidhur me mandatin e dytë qeverisës të Ramës, Bejtja u shpreh se qeverisja ka arritur në atë pikë sa as propaganda e fortë nuk e shpëton dot.

"Si çdo shqiptar jam i shqetësuar. Propagandës i ka ardhur fundi, sado e mirë të jetë. Kur vjen dhe ti nuk ke çfarë produkti të shesësh bën crash. Kjo qeveri është në atë pikë[ që nuk ka çfarë produkti të shesë. Shoh një pesimizëm te shoqëria shqiptare. Një pesimizëm që më shumës e tzë xnjerr në rrugë të le në karrike. Është një detyrë e opozitës kjo", deklaroi drejtori i informacionit në Syri TV.

A e fiton Rama një mandat të tretë?

"Nëse vjedh zgjedhjet dhe nëse opozita përçahet. Rrugë tjetër nuk ka", u shpreh i bindur Andi Bejtja. 

Sipas Bejtjes, kemi të bëjmë me një shtet të personalizuar: "Kjo është qesharake ta mendosh". /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

shkodrani i varfer18/06/2020 08:26

Qe i ka ardhe radha opozites per te hype ne karriken e pushtetit kjo dihet, por kesaj opozite vetem ne kjofte se ja fusin ne goje karriken se per te bindur kend eshte e pamundun, mendoj une si varfer qe jam !.....keshtu qe Rama mjerisht do jete prape ne krye te qeverise edhe per 4 vjetet e ardhshem....

shqiptar17/06/2020 08:46

Nëse një qeverisje e dështuar e ka humbur tërësisht besimin në popull se mund të mbijetojë me propoganda, i vetmi shpëtim i saj mund ti vijë nga kritika mediatike kundër "opozitës". Nëse me fjalën "opozitë" nënkupton vetëm partitë politike dhe me të njejtën energji që kritikon qeverisjen, akuzon në përgjithësi gjithë politikën, i ke ardhur në ndihmë kësaj qeverie në propogandën e saj për të mbajtur pushtetin.. Në "tranzicionin" e gjatë 30 vjeçar të kalimit të Shqipërisë nga një sistem diktatorial komunist në një sistem normal demokratik pluralist, duhet analizuar se cila qeverisje në vënd që të sjellë ndryshime progresi demokratik ka sjellë regresin në të gjitha fushat. Nëse pranon që qeveria Rama përgjithësisht ka bërë hapa prapa, fronti opozitar për përmbysjen e kësaj qeverie , nuk duhet kufizuar si "detyrë" e një apo disa partishë opozitare, por e gjithë elitës intelektuale e veçanërisht mediave.. Nëse një shoqërie me një formim të ulët demokratik i thua se gjithë partitë politike në Shqipëri janë njëlloj negative, ke mbjellur në këtë shoqëri ndjenjën e fatalizmit .e nënshtrimit ndaj së keqes më të madhe .

shqiptar17/06/2020 08:15

Nëse një qeverisje e dështuar e ka humbur tërësisht besimin në popull se mund të mbijetojë me propoganda, i vetmi shpëtim i saj mund ti vijë nga kritika kundër "opozitës"..

Shto koment

Denonco