Pinderi për A-Show: Veliaj nuk ka ideologji, do ikë bashkë me pushtetin e Ramës

Pinderi për A-Show: Veliaj nuk ka ideologji, do ikë bashkë me pushtetin e Ramës

21:13, 16/06/2020
A+ Aa A-

Në lidhje skype nga Kanadaja ku ndodhet, Kristi Pinderi një njohës shumë i mirë i Erion Veliaj që në periudhën e ‘Mjaftit’, për ‘A-Show’ përballë gazetarit Adi Krasta, ka bërë një antropologji të shkurtër politike të kryetarit të sotëm të Bashkisë, për të cilin thotë se vetëm ideologji nuk ka.

Ndërkohë që Pinderi thotë ndër të tjera se Veliaj do të ikë bashkë me pushtetin e Ramës.

‘Është shumë e vërtetë që ky grupim me djem dhe vajza do të tërhiqte vëmendjen dhe do të shfrytëzonte një terren të pashfrytëzuar më parë.

Ishte viti 2003 kur narrativa e tyre ishte e ndërtuar ‘Ne jemi e ardhmja e Shqipërisë’ dhe i kundërvihej Nanos dhe Berishës.  

Dhe normalisht ti nuk mund të ishe indeferent.

Sigurisht që ata mësuan rrugës. Shum ide të tyre kishte nevojë të testoheshin.

Unë jam shumë I bindur që ishte një plan afatgjatë në bashkëpunim me Edi Ramën.

Sigurisht qëllimi ishin që ata të ishin të pavarurur.

Në vitin 2009 ata ndërtuan një parti që ishte G99.

Kjo ishte një fazë e flirtimit me ideoligjinë, dhe do ishte kurajoze të thuash që ky grupim kishte ideologji, sepse do u jepje diçka të pamerituar. ‘

Sipas Pinderit një njohës shumë i mirë i Veliaj kishte rezistencë brenda PS-së ndaj grupimit të drejtuar nga ai që sot është kryetari i Bashkisë së Tiranës

‘Një nga motivet ishte sepse kishtë një rezistencë ndaj këtij grupimi brenda PS-së, ku ishin akoma të freskëta protestat që ata bënin ndaj Nanos.

Kur ky grupim dështoi në zgjedhje më në fund u hap rruga që Veliaj të futej në PS-në e Ramës.

Madje shumë nga ato premtime që u thanë mbetën vetëm terma sepse shqiptarët janë të njohur që nuk u bë asgjë.’

I pyetur nga Krasta, për një legjendë që qarkullon në Tiranë ku përflitet që asnjëherë nuk ka një pranim total nga Rama të Veliaj, Pinderi e quajti këtë një spin off të krijuar nga vetë qarqet afër Ramës.

‘Mua më është dashur gjatë që të kuptoj rëndësinë e këtij procesi të ekosistemit të influencës.

Ajo është një spin off që ata përpiqen ta hedhin për debat.

Ësshtë e kot të diskutojmë për këtë gjë kur ata janë bashkë që nga viti 2013 kur dominojnë pushtetin.

Nuk do ta zëvendësojë dot Ramën, Veliaj, sepse kur të ikë Rama nga pushteti do ikë edhe Veliaj.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Githbo16/06/2020 21:52

Mos u boni si aleanca e qelbesirave e 2013. Mos i jipne ze cdo specie vetem per te arrit qellimin

Shto koment

Denonco