Vasili thirrje SPAK-ut: Hetoni e dënoni Ramën për dëmtim të shëndetit të shqiptarëve

Vasili thirrje SPAK-ut: Hetoni e dënoni Ramën për dëmtim të shëndetit të shqiptarëve

18:07, 16/06/2020
A+ Aa A-

"SPAK të hetojë e dënojë Edi Ramën për dëmtim të shëndetit të shqiptarëve!".

Kështu shprehet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ish ministri i Shëndetësisë shprehet se, kryeministri dërgoi policinë te Teatri Kombëtar në pikun e pandemisë.

Postimi i plotë:

"SPAK te hetoje e denoje Edi Ramen per demtim te shendetit te shqiptareve!

Rama fajtori kryesor per mijrat e policeve qe çoi tek Teatri ne kohe pandemie.

Rama fajtor kryesor si urdheruesi i thyerjes se rregullave te Pandemise me ushtrine policore, qe shkaterroi Teatrin.

Rama nuk e shembi Teatrin per 2 vjet e gjysem dhe e shembi ne mes te Pandemise. SPAK te filloje hetimin ndaj Edi Rames!

Ky faj nuk ka shfajesim.

Ky s'mund te rrije me asnje sekonde kryeminister e jo më te jape urdhera per Pandemine!

Ky eshte tashme i paligjshem ne postin e tij.

Mijra qytetare e biznese jane denuar per shkelje qesharake gjate Pandemise.

Askush nuk eshte mbi ligjin.

Te gjithe jane te barabarte perpara ligjit.

Edi Rama eshte nje qytetar i barabarte perpara ligjit dhe ka zero privilegje perpara ligjit

Drejtesia te veproje ndaj Edi Rames ne te kundert behet bashfajtore me të dhe do duhet te pergjigjet perpara ligjit njesoj si ai".

Reagimi i Vasilit vjen pas kërcënimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama.

Duke harruar se Koronavirusin e riktheu në shifra alarmante Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ nga ku shpërthyen rastet, Edi Rama sot ka dalë sërish duke kërcënuar se do të mbyllë vendin.

Me një video në faqen e tij në Facebook, Rama thotë se nëse vazhdohet me këto ritme do të shkohet drejt një karantine të pashmangshme.

https://www.syri.net/politike/347722/rikthehen-masat-dhe-kufizimet-ja-cfare-paralajmeroi-sot-rama/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shtetrrumpalle 16/06/2020 19:42

Ta hetojne njehere per bunkerin e per banken, te cilat mjaftojne per ta denuar pa patur nevoje per hetime te tjera

Shto koment

Denonco