Skandali në Jug/ Krijohet ushtria për të çliruar Vorio Epirin

Skandali në Jug/ Krijohet ushtria për të çliruar Vorio Epirin

23:15, 15/06/2020
A+ Aa A-

Pak muaj më parë, në media u denoncua një skandal i paprecedentë, ku në tabelat orientuese të disa fshatrave të Bashkisë së Finiqit, shqipja ishte gjuhë e dytë pas greqishtes.

Këto tabela shkaktuan zemëratë dhe indinjatë në mbarë opinion publik shqiptar, pasi një gjë e tillë ishte e përsëritur për të disatën herë.

Ndonëse një gjë e tillë shkaktoi reagime të ashpra në opinion, Bashkia e Finiqit, e autorizuar nga ARRSH, i vendosi sërish tabelat me modelin; greqishtja gjuhë e parë dhe shqipja e nënrenditur pas saj.

Pak ditë më parë, ekstremistët grekë provokuan sërish shqiptarët në Bashkinë e Dropullit, duke shkruar në disa banesa emrin e Kostandin Kaçifas-it, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimeve me armë zjarri me forcat RENEA-n, ndërsa pas autopsisë u zbulua se ai i kishte dhënë vetë fund jetës, duke u vetëvrarë me armën që terrorizoi fshatin Bularat në Gjirokastër.

Ndërkohë, ekstremistët grekë vijojnë sërish me provokimet e tyre ndaj popullsisë shqiptare, por edhe ndaj autoriteteve tona, të cilat bëjnë "një sy qorr e një vesh shurdh" përballë tyre.

Nuk dihet se ku dhe kur është realizuar fotoja në fjalë, por fakti që është shpërndarë në një faqe që ka pretendohet se përfaqëson minoritarët grekë në Shqipëri, por në të vërtetë vetëm sa i "fryn zjarrit" duke bërë provokime të tilla, duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për autoritetet shqiptare.

Por çfarë ka ndodhur këtë herë?

Një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku pretendon se në Greqi është krijuar ushtria për të çliruar Vorio Epirin.

Ai ka dërguar disa foto të shpërndara në një portal nacionalist grek të quajtur "Himara.gr", ku shihet një ushtar që mban në uniformën e tij flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë.

Duhet theksuar se nacionalistët grekë vijojnë të besojnë se jugu i Shqipërisë i përket Greqisë, duke e quajtur "Vorio Epiri", ose thënë shqip Epiri i Veriut. Madje, nacionalistët grekë kanë shkuar deri aty sa të pretendojnë të "çlirojnë" Vorio Epirin, dhe me këtë veprim të fundit duket se i kanë vënë vulën "idesë" së tyre për të aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, është shqetësues qëndrimi i autoriteteve shqiptare, të cilat nuk kanë marrë asnjë masë ndaj këtyre "kërcënimeve" dhe provokimeve të hapura nga nacionalistët grekë.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje JOQ! Shikoni ca behet! Ne Greqi krijohet ushtria per te cliruar Vorio Epirin. Shikoni foton e ushtarit qe mban flamurin e aneksimit te jugut te Shqiperise. E ka shperndare faqja "Himara.gr", nje portal nacionalist grek i minoritareve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nje qytetar- fshatar17/06/2020 09:14

Korona vjen dhe iken bytheq.....t na ngelen ne jug. Nuk eshte pare ne ndonje vend te kete tubime ose thirrje raciste per vete vendin vetem ne Ghirokaster dhe Sarande.

Enver Hoxha17/06/2020 01:05

Shqipetare gjakprishur jane nuk ka greke ne jug te shqiperis

QYTETARI dt 16 qershor 202016/06/2020 12:49

Mos u merni me fantazira të ca budallenjve që shikojnë ëndra natën me Vorio Epir dhe fantazojnë ditën.. Por shikoni shtëpitë tuaja duke marë masa se po ju troket Koronavirusi në derë dhe shumë shpejt ka mundësi të vejë shifra ditore 100 me të infektuar

mondi16/06/2020 10:32

Si shkruan Arben Duka : PROVOJE O BIR PUTANE TE LESH BREKET KESAJ ANE.

astrit16/06/2020 06:57

Histori e vjeter. Kur greqia nuk e mori Vorio Epirin e tyre ne vitin 1914 ku Shqiperia ishte hiç gje sot keto lajme jane per skenar filmash per femij

Uck16/06/2020 03:07

Fuck you zagar antishqiptar

Shto koment

Denonco