'Shqipëria si Gambia për korrupsionin'/ 3 pyetjet e gazetarit 'gozhdojnë' Ahmetajn

'Shqipëria si Gambia për korrupsionin'/ 3 pyetjet e gazetarit 'gozhdojnë' Ahmetajn

22:03, 15/06/2020
A+ Aa A-

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, i ftuar në "Çim Peka LIVE", gjatë debatit me ministrin për Rindërtim Arben Ahmetaj, i ka bërë disa pyetje këtij të fundit.

Referuar ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës, e cila edhe pas 8 vjetësh qeverisje nuk është ndërtuar si dhe raporteve të organizatave ndërkombëtare sa i përket nivelit të korrupsionit, gazetari vendosi në siklet ministrin Ahmetaj.

Pyetjet e Tomorrit:

Si ndjehet një ministër e cila për 8 vjet vjen vërdallë një unaze? 8 vjet për të mbyllur një investim, vetëm 23 km. Ka ardhur rrotull Unazës së Tiranës?

Si ndjehet një ministër, pjesa më e madhe ministër financash, kur Shqipëria klasifikohet nga Transparency International në nivel të barabartë korrupsioni me Gambian, ku pres ka vjedhur buxhetin e shtetit?

Si ndjehet një komp në Zimbabve i ndërpritet kontrata për korrupsion ndërsa në Shqipëri simotra e saj vazhdon të marrë nga buxheti i shtetit?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

cak17/06/2020 14:19

Rama ka deklaruar publikisht se qeveria e tij e ka trajtuar shumë më mirë se SHBA e Gjermania problemin e pandemisë.. Ka gënjyer. Pse ? Sepse më mirë nga të gjitha vendet e botës e ka trajtuar pandeminë Burundi, një shtet me 11 milion e gjysëm banorë në Afrikë, ku ka pasur vetëm 800 të infektuar e vetëm një të vdekur e ky ishte presidenti i këtij vendi që prej 15 vitesh.

Shto koment

Denonco