'Blushi grabit tokën me falsifikime në Dhërmi. Pse i shkarkoi  Rama dy drejtorët e Hipotekës në Vlorë'

'Blushi grabit tokën me falsifikime në Dhërmi. Pse i shkarkoi Rama dy drejtorët e Hipotekës në Vlorë'

18:42, 15/06/2020
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi i përfshirë në grabitjen e pronave në Dhërmi.

Ky është denoncimi i rradhës i një punonjësi të Hipotekës në Vlorë, i cili ka vendosur ta bëjë publike përmes Facebook-ut të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, bëhet fjalë për hapësirë prej afro 6 mijë metrash katrorë.

"Arben Malavita me ortak Gaz Ramën grabit tokë me fallsifikime në Dhërmi. Shkarkohen me urdhër të Edvin Hajdutit 2 drejtorë hipoteke në Vlorë që zbuluan fallsifikimin e dokumentave dhe refuzuan rregjistrimin", shkruan Berisha, ndërsa publikon mesazhin e punonjësit digjital.

'I nderuar Doktor. Une jam nje punonjese e hipotekes ne Vlore. Nje muaj me pare ne zyrat tona plasi nje sherr i madh per rregjistrimin e nje prone ne Dhermi. Behet fjale per gati 6000m2 ne bregdet. Me presion dhe shantazh eshte rregjistruar pasi ishte e fallsifikuar. Pra kishte zhvendosje. Prona eshte ne breg te detit dhe gjoja eshte ndare me ligjin 7501. Por kur pame emrat e pronareve kuptuam perse behej fjale. Siperfaqja u rregjistrua ne emer te Ben Blushit dhe Gazmend Demit. Ne hipoteke plasi skandali dhe iken edhe 2 drejtore vetem per kete rast. Eshte paguar nje thes me leke. Ka filluar nje perplasje e madhe midis Blushit dhe biznesmenit Pandi Carapuli qe ka ndertuar aty afer. Nje vjedhje e hapur ne mes te dites ne nje nga zonat me vlere me te madhe ne Shqiperi. Perlat e rivieres po grabiten nga Ben Blushi e Co. Prona eshte regjistruar me 06.05.2020'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco