Ben Blushi heq lajmin për ortakun e inceneratorëve

Ben Blushi heq lajmin për ortakun e inceneratorëve

16:19, 15/06/2020
A+ Aa A-

Një ditë më parë në media u raportua në lidhje me një skandal, ku ishte përfshirë Klodian Mërtiri, i njohur edhe me emrin Mirel Mërtiri.

Sipas këtyre raportimeve, Klodian Mërtiri, ortaku i kompanisë që ka marrë me koncesion inceneratorët në Shqipëri, është përfshirë në një skandal në Zimbabve të Afrikës, në lidhje me dy tendera në fushën e shëndetësisë dhe blerjen e materialeve anti-covid. Tendera që kapin vlerën 60 milion dollarë.

Qeveria e Zimbabves ka urdhëruar anulimin e një tenderi 60 milionë USD që agjencia shtetërore shëndetësore, “Natpharm” kishte lidhur me kompaninë “Drax International” të biznesmenit shqiptar, Ilir Dedja, nën dyshime për aferë korruptive.

Skandali, i cili po zhvillohet prej dy muajsh në vendin afrikan, zbulon për herë të parë edhe fytyrën e “njeriut-hije” të inceneratorëve në Shqipëri, Klodian (alias Mirel) Mërtiri.

Mërtiri, i cili deri tani njihej vetëm si emër që qëndron pas inceneratorëve në pronësi formale të Klodian Zotos, është paraqitur në Zimbabve me emrin Ilir Dedja.

Agjencia e lajmeve “Zimlive”, e cila ka raportuar më herët për skandalin e tenderit të ilaçeve, ka publikuar një foto të zyrtarëve të lartë të atij vendi, me biznesmenin shqiptar Ilir Dedja (Klodian Mërtiri) dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Në shkrimin e “Zimlive”, Ilir Dedja raportohet si biznesmen shqiptaro-italian, pronar i kompanisë “Drax International”, e njohur edhe me emrin tregtar “Drax Consult SAGL”.(Lexo këtu)

Po sipas kësaj media, Qeveria e Zimbabves ka anuluar tenderin e korruptuar në vlerë 60 milionë dollarë, e cila rezulton e lidhur me një prej djemve të Presidentit të vendit, Emmerson Mnangagva.

Anulimi i tenderit, sipas “Zimlive”, vjen pas disa raportimeve mediatike vendase zbuluan se kontrata për pajisje mjekësore dhe medikamente ishte nënshkruar me kompaninë e shqiptarit, e cila nuk rezultonte e regjistruar në regjistrin përkatës shtetëror.

Kompanisë “Drax International” ose “Drax Consult Sagl” i janë dhënë dy kontrata, me vlerë 20 milionë dhe 40 milionë dollarë, për furnizimin me pajisje mjekësore dhe medikamente.

Kompania “Drax” është regjistruar në Dubai dhe Zvicër me pronar të vetëm Ilir Dedja, një shqiptar me shtetësi italiane.

Pas raportimeve mediatike, Ministria e Shëndetësisë e Zimbabves ka urdhëruar kompaninë shtetërore farmaceutike “National Pharmaceutical Company-Natpharm” që të zgjidhë të gjithë kontratat me “Drax”.

Por, çfarë ndodh

Shkrimi në fjalë u publikua edhe nga Gazeta Shqip, por çuditërisht vetëm pak orë më vonë shkrimi është fshirë, pasi mesa duket Ben Blushit i ka “djegur” skandali në të cilin është përfshirë Mirel Mërtiri.

Kjo për faktin se Mirel Mërtiri është një ndër ortakët e kompanisë Em Capital Group Ad, e themeluar në Bullgari, ku 30% të aksioneve i ka edhe bashkëshortja e Ben Blushit Eva Blushi.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco