'Mashtrimi i rradhës'/ Denoncimi: Stafi mjekësor i Sanatoriumit nuk merr bonusin e premtuar

'Mashtrimi i rradhës'/ Denoncimi: Stafi mjekësor i Sanatoriumit nuk merr bonusin e premtuar

17:30, 14/06/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon denoncimin e një qytetari, i cili pretendon se është pjesë e stafit të urgjencës të spitalit “Shefqet Ndroqi”, i cili u kthye në spital COVID 2 për shkak të pandemisë së Covid-19.

Sipas tij, stafit nuk i është dhënë bonusi i premtuar nga kryeministri Edi Rama.

"Denoncon Edvin gënjeshtrën për mashtrimin e radhës! Stafit të urgjencës të spitalit Shefqet Ndroqi nuk u jepet bonusi i premtuar si vështirësi për COVID-19!", shkruan Berisha, ndërsa publikon mesazhin e qytetarit.

"Përshëndetje dua të bëj një denoncim, jemi stafi i urgjencës sanatorium. Nuk na kanë dhënë shpërblimin akoma 1000 e. QSUT-ja e ka marrë, ne duan të na i përgjysmojnë se iu japin dhe administratës. Të lutem postoje se nesër do e ndajnë mbase ndryshojnë mendje. Anonim te lutem".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco