PDIU akuza qeverisë: Hapja pa protokolle, pa maska e distancim social rumpallhanë e Ramavirusit

PDIU akuza qeverisë: Hapja pa protokolle, pa maska e distancim social rumpallhanë e Ramavirusit

16:27, 14/06/2020
A+ Aa A-

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet reagon pas shtimit të rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë.

Përmes një reagimi për publikun, partia e drejtuar nga Shpëtim Idrizi akuzon qeverinë teksa shprehet se hapja pa protokolle, pa maska dhe distancim social është përgjegjësi e drejtimit politik.

PDIU kërkon që të fillojë zbatimi i protokollit të masave mbrojtëse ndërsa thekson se duhet urgjentisht testimi i detyrueshëm periodik i të gjithë personelit shëndetësor.

Reagimi i plotë:

COVID-19, hapja pa protokolle, pa maska e distancim social, përgjegjësi e drejtimit politik dhe rumpallhanë të Ramavirus.

Urgjentisht të fillojë protokolli i masave mbrojtëse dhe distancimi, si dhe testimi i detyrueshëm e periodik, i gjithë personelit shëndetsor në vend.
Sot është dita me bilancin më të rënduar të përhapjes së Covid-it në vend. Çdo ditë që kalon është një alarm i rrezikut të shtuar dhe një akuzë ndaj papërgjegjshmërisë totale dhe përdorimit e drejtimit politik që ju bë kësaj epidemie. Është faji i qeverisë që gjoja do hapeshim me protokollle të veçanta e që ishte bërë gati për çdo gjë, protokolle që s’po shihen gjëkundi, madje nuk ka asnjë masë sensibilizimi për mbajtjen e maskave e distancim social.

Ramavirusi i mbylli shqiptarët për më shumë se dy muaj në shtëpi dhe la hapur call center dhe fasoneritë për të mos i paguar, e nuk mori asnjë masë për të mbrojtur mjekët dhe personelin shëndetësor. Bëri absolutisht të kundërtën e asaj që i kërkoi opozita…

Kur ne bërtisnim për teste ai i vinte kyçin bizneseve të vogla dhe zyrave ku mundësia e infektimit ishte zero, kur ne flisnim për masat që duheshin marrë ai jepte PPP dhe nuk blinte as maska për mjekët, kur kërkonim paisjet urgjente mjeksore ai i jepte tendera kompanive të antenave televizive që të sillnin respiratorë që ende sot nuk kanë mbërritur…
Një epidemi e menaxhuar kaq keq sa mjaftoi hapja, që shifrat të dhjetëfishohen. Asnjë sensibilizim për masat që duheshin mbajtur më gjatë, maskat, sterilizuesit, e mbi të gjitha personeli mjeksor vazhdon të trajtohet si kavje. Është lënë pa teste e pa mbrojtje duke kthyer QSUT-në, në bombën epidemiologjike më të madhe në vend.

Sot sheh qendra tregtare e turma njerëzish në kafene që nuk kanë asnjë masë mbrojtëse, e protesta e tyre ndaj frustrimit të mbylljes pa asnjë logjikë shkencore rrezikon të na kthejë në pikun e rrezikut.

PDIU kërkon që urgjentisht të fillojë protokolli i masave mbrojtëse dhe distancimit dhe testimi i detyrueshëm e periodik i gjithë personelit shëndetësor në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco