Provimet/ Këlliçi: E PaBesa Shahini godet sërish maturantët

Provimet/ Këlliçi: E PaBesa Shahini godet sërish maturantët

14:30, 14/06/2020
A+ Aa A-

Nga Belind Këlliçi

Ministria e Arsimit sot hoqi dorë nga çdo detyrim themelor që ka ndaj maturantëve e sidomos ndaj maturantëve të këtij viti që u goditën nga një tezë idiote, për idiotësinë e të cilës u shprehën këto dy ditë një numër i madh ekspertësh, pedagogësh e mësuesish të indinjuar.

Më herët përfundoi mbledhjen Komiteti i Maturës Shtetërore pranë Ministrisë së Arsimit.

Ranë dakord për të zgjidhur hallin e tyre, jo të maturantëve. Ministria vendosi, në shkelje të ligjit e duke hequr dorë nga përgjegjësitë e veta, që rivlerësimin e provimeve do ta kryejë E NJËJTA QENDËR (QSHA) që ka hartuar tezën idiote.

Pra merret me mend si do jetë rivlerësimi.

Ministria po ashtu i lejoi kësaj qendre që TË PËRZGJEDHË AJO GRUPET E MËSUESVE QË DO TË RIVLERËSOJNË, duke shkelur ligjin dhe etikën, pasi mësuesit nuk janë në varësi të kësaj qendre por të Ministrisë dora vetë.

Në mbledhjen e Komitetit të Maturës që sapo përfundoi Ministria në mënyrë tinëzare, u koordinua madje edhe kur dhe si do dalin përgjigjet e pyetjeve (që duhej të kishin dalë me kohë) dhe ky koordinim u bë thjesht për të mbrojtur Ministrinë e jo për të lehtësuar dëmin që iu bë maturantëve, të cilëve u detyrohej para së gjithash një NDJESË TË MADHE PUBLIKE QË NUK UA KËRKOI KURRË.

Sot Ministria sapo u bë gardh për të mbrojtur veten duke braktisur maturantët në një tym informacionesh e veprimesh antiligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco