'Testin e letërsisë na e dha ambasada'- IRIQI bisedon me Besa Shahinin

'Testin e letërsisë na e dha ambasada'- IRIQI bisedon me Besa Shahinin

20:33, 13/06/2020
A+ Aa A-

Iriqi:- Dua të të pyes...

Besa:- Për testin e letërsisë mos më pyet. Nuk kam gisht fare në të. Na erdhi nga ambasada.

Iriqi:- Nga cila ambasadë?

Besa:- Nuk e tregoj.

Iriqi:- Po pse thua ambasadë pastaj?

Besa:- Se kur shqiptarëve u thua na e solli ambasada, e qepin gojën. Në fakt e përgatiti ministria. Po na ndodhi një gafë.

Iriqi:- Çfarë gafe?

Besa:- Po ja, testi me Turin nuk ishte për letërsinë. Ishte për lëndën e edukatës qytetare. Por në zarf nuk kishte shkruar gjë, andaj e nisa në shkolla si test letërsie. E kështu ndodhi gjurulldia.Iriqi:- Po pse nuk e anuluat?

Besa:- Doja ta bëja, por mori në cel Rama e tha qepe gojën. Le të merret populli me Turin ca kohë se unë me Murrizin do ndryshoj Kushtetutën. Ndaj po rrimë brenda në zyrë e po lajmë xhamat që na qëllojnë me vezë maturantët.

Iriqi:- Po pse nuk jep dorëheqjen?

Besa:- Doja ta jepja, por Ruçi më tha rri dhe ca muaj që të ikim të gjithë bashkë, jo kështu kokrra-kokrra.

Iriqi:- Se jam kurioz, cila përgjigje qe e saktë. Ajo që manovroi Turi varkën apo ajo që ai u hodh në ujë?

Besa:- Në fakt asnjëra. Çudia ishte se e gjetën shumica e maturantëve. 

Iriqi:- Cila.

Besa:- Që Turi e braktisi varkën, kapi një gomone aty rrotull e bashkë me shokët ia krisën për Itali.

Iriqi:- Po si ka mundësi?

Besa:- Ngaqë realiteti atë rrugë iu afron të rinjve. Braktisjen e vendit. Por unë kam futur duart te testi. E kam rregulluar disi.

Iriqi:- Si?

Besa:- Turin e krijova unë. Se në test ishte Taulant. Do grisin fletët e provimit maturantët, mendova. Dhe ndjehem krenare për këtë. Turi do kujtohet gjatë. Taulantin do e harrojnë e shumta vitin që vjen. Qysh tani na quajnë “Qeveria Turi”. Se jemi mbi varkën që po i qaset shkëmbit. Fat nëse kapim ndonjë gomone. Qoftë dhe me kanabis...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Gj 13/06/2020 21:38

Ah juve doni, e di Un cfar doni

Shto koment

Denonco