Protestat/ Ministria e Arsimit thirrje maturantëve: Përgatituni për provimet e rradhës

Protestat/ Ministria e Arsimit thirrje maturantëve: Përgatituni për provimet e rradhës

19:52, 13/06/2020
A+ Aa A-

Teksa maturantët janë të vendosur të vijojnë protestat e tyre, Ministria e Arsimit dhe Sportit, me anë të zëvendësministres Nina Guga, iu ka bërë thirrje që të lënë pas shqetësimet e ditëve të fundit dhe të përgatiten për provimet e ardhshme.

Sipas zv.ministres, problematikat e ngritura janë adresuar në QSHA, duke shtuar se së shpejti do të ketë analizë nga grup ekspertësh dhe njoftim publik për gjetjet.

Njoftimi:

MASR / Zëvendësministrja Nina Guga, thirrje maturantëve për t'u përgatitur për provimet e radhës dhe çliruar nga shqetësimet e ditëve të fundit

Guga: "Problematikat e ngritura, janë adresuar në QSHA. Së shpejti, analizë nga grup ekspertësh dhe njoftim publik për gjetjet" 

Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Nina Guga, e cila ndjek arsimin parauniversitar, i është adresuar me anë të një video-mesazhi maturantëve që ditët e fundit kanë protestuar mbi shqetësimet e ngritura në provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë të Maturës Shtetërore.

"Si një ish-drejtore gjimnazi që kam qenë shumë afër jush dhe kemi ndarë e zgjidhur bashkë situata të ndryshme dhe sot në cilësinë e zëvendësministres, ju siguroj se problematikat që ju keni sjellë në lidhje me testin janë adresuar në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila do të analizojë në grup ekspertësh dhe do të bëjë njoftim publik për gjetjet", shprehet Znj. Guga.

Për sa i përket "cut-off"-it, Zëvendësministrja Guga nënvizon se ai nuk negociohet me nxënësit, por ka metoda që e përcaktojnë atë, duke shtuar se:

"Nëse testi rezulton të ketë qenë kaq i vështirë sa shumë nxënës nuk kanë arritur ta realizojnë, ky cut-off do të lëvizë për të gjithë. Por, siç ju ka shpjeguar Qendra e Shërbimeve Arsimore, kjo bëhet në fund, kur analizohen rezultatet".

Në lidhje me provimin e radhës, matematikën, Guga cilëson se ai do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, edhe pse koha e nevojshme është më pak se 2 orë. 

"Korrigjimi i testit në mënyrë digjitale është nje korrigjim jo-subjektiv dhe transparent që shmang çfarëdo gabimi të mundshëm dhe jep një rezultat më të shpejtë në kohë", tha ndër të tjera Zëvendësministrja.

Në fund të video-mesazhit, Znj. Guga u bën thirrje dashamirëse të gjithë maturantëve që të shfrytëzojnë kohën për t’u përgatitur për provimet e radhës dhe të çlirohen nga shqetësimet e këtyre ditëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Arberi 13/06/2020 21:05

Provimi i rradhes eshte me Gimin

Arberi 13/06/2020 21:04

Nina Guga cfae e ke Ledi Gagen

Shto koment

Denonco