Vajza e Lasgush Poradecit: Ata që bëjnë testet e maturës komplet injorantë, ja pyetja që i nxjerr blof

Vajza e Lasgush Poradecit: Ata që bëjnë testet e maturës komplet injorantë, ja pyetja që i nxjerr blof

23:00, 12/06/2020
A+ Aa A-

Vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci, Maria me anë të një statusi në “Facebook”, ka kritikuar testin e Maturës Shtetërore për Gjuhën dhe Letersinë.

Maria jep për ilustrim një pyetje, ku maturantëve iu thuhet se çfarë do të thotë fjala “dlirnja”, ndërsa sipas saj, asnjëra nga alternativat nuk korrespondon me fjalën e saktë.

Postimi i vajzës së Lasgush Poradecit, Maries:

Kjo poezi e Lasgush Poradecit kish rene ne testet e maturave 2020 me date 11 qershor 2020. Ne test thuhej qe si eshte kuptimi i fjales “dlirnja” dhe alternativat ishin

1-gezohem

2)-çlirohem

3-gjunjezohem

4- shmangem.

Ata qe bejne testet jane komplet injorante. Asnjera nga keto nuk eshte kuptimi i fjales dlirnja. (strofa e katert) Turp te kene. Ju si mendoni?

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Kuti13/06/2020 23:30

Sipas meje "dlirje" do te thote te pastrosh diçka te krijosh nje hapesire ku me pare ishte e zenel me gjera te pavlera, te heqesh nje barre qe te rendon, nje mendim, nje ndjenje te sikleteshme, etj...nje çlirim!.....

Shto koment

Denonco