Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Shtyhen sërish negociatat

Shtyhen sërish negociatat

22:26, 12/06/2020
A+ Aa A-

Komisioni Europian shtyu sërish prezantimin e kornizës së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Dokumenti që përcakton rrugën se si do të zhvillohen bisedimet e pranimet me të dy vendet, duhej t’i ishte përcjellë Këshillit të BE-së që në datën 8 qershor, por burime në Bruksel thonë se kriza politike në të dy vendet po ndikon negativisht në këtë proces.

Në Shqipëri, pasi u arrit një marrëveshje fillestare në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, dolën pengesa të reja nga opozita brenda parlamentit që kërkon ndryshim sistemi dhe lista të hapura. Ndërsa në Maqedoninë Veriore palët politike nuk kanë përcaktuar ende datën për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat u shtynë për shkak të pandemisë.

Shtyrjen e prezantimit të kornizës së negociatave e lajmëroi vetë komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, gjatë një paneli diskutimin të Forumit Ekonomik të Delfit, me pjesëmarrjen e kryeministrave të e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama dhe Ana Bërnabiç, kreut të LSDM-së në Maqedoninë Veriore, ish-kryeministrit Zoran Zaev, si dhe me pjesëmarrjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Ai nuk dha një datë për prezantimin, raporton Ora News.

Gjatë takimit që u zhvillua në formatin e videokonferencës, komisioneri Varehelyi, shprehu keqardhje që pakoja e investimeve për rajonin u shty për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi. Pakoja sipas tij do të prezantohet në fillim të vjeshtës.

“Kriza e shkaktuar nga Covid 19 për fat të keq pak e ndërpreu punën tonë, por megjithatë arritëm të sigurojmë  mbështetje përmes instrumentit të ndihmës financiare me një vlerë prej 3.3 miliard euro  gjatë krizës, duke treguar njëherësh edhe solidaritetin tonë”, tha Varhelyi.

Sipas komisionerit Varehelyi Bashkimi Europian vijon të jetë i përkushtuar ndaj Ballkani Perëndimor që të bëhet pjesë e integruar e Bashkimit Europian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Arberi 12/06/2020 22:34

Eshte e ditme me Ed palloshin nuk hapen negociatat

Shto koment

Denonco