Ish-deputetja: Provimi i Letërsisë kurrë kaq i kontestuar, kukulla Besa gjeti ‘gabimin’ te opozita dhe iku turravrap

Ish-deputetja: Provimi i Letërsisë kurrë kaq i kontestuar, kukulla Besa gjeti ‘gabimin’ te opozita dhe iku turravrap

21:33, 12/06/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka mbështetur protestën e mbajtur sot nga maturantët të cilët dënoncuan përballë Ministrisë së Arsimit, maskaradën me provimin e dytë të Maturës Shtetërore në Letërsi.

Malaj shkruan se ‘provimi i Letërsisë nuk ka qenë kurrë kaq i kontestuar, se sa këtë herë’

(Për t’i dhënë Çezarit atë çfarë i takon Çezarit! )

Sot maturantët protestuan para Ministrisë së Arsimit !

Protestuan për provimet e maturës shtetërore, në lëndën e Gjuhës dhe të Letersisë. Protesta sot ishte një shuplakë e fortë për të gjithë këtë çorovole që Ministria e Arsimit ka kohë që po e gatuan.

Asnjëherë, në asnjë kohë, provimi i letersisë nuk ka qenë kaq i kontestuar, sesa këtë herë, në këtë maturë shtetërore.

Dhe nxënësit kanë të drejtë.

E drejta e tyre për të protestuar buron nga fakti që titullarja e ministrisë jam e bindur që nuk e di që kjo kurrikulë është në vitin e saj të dytë dhe ende mësuesit nuk e kanë bërë të tyre lëndën që ua japin maturantëve.

Zonja ministresh që drejton ministrinë ende nuk e di që kjo kurrikulë mbarëkombëtare është ende një dokument, që nuk ka as firmën e saj dhe as të paraardhsese, pasi dy vite me parë ndonëse ishte në fazë pilotimi u hodh si kurrikulë në të gjithë sistemin, po ende i pa testuar plotësisht dhe që mbart një mijë e një probleme.

Maturantët protestuan se ata u ndjenë të keqpërdorur, pasi teza ishte ndërtuar me pyetje që prodhonin subjektivizëm dhe që ishte e pamundur të japin përgjigje shteruese dhe të sakta në zgjedhje me alternativë .

Kjo i penalizon ata dhe e bënë më të vështirë vlerësimin objektivë të ketij provimi.

Maturantët besuan te ministria dhe u zhgënjyen për standartin e tezës dhe cilësinë e saj, kur kjo maturë ishte si gjysma gjeli, nën tërmetin e pandeminë dhe vepra e Lasgushit “Ylli i zemrës” është shkalla më e lart? e veshtirësisë, pasi njohja me veprën është në vitin e dytë të hyrjes së saj, në kurrikulën parauniversitare dhe në kushtet e Pandemisë shfrytëzimi i bibliotekave ishte e pamundur , e si e tillë vepra mbetej e palexuar dhe e panjohur nga nxënësit dhe kjo është paaftësi nga ana e ministrisë, për të kuptuar realitetin ku jetojmë dhe mekanizmi sesi punon Ministria e Arsimit.

Maturantët u revoltuan me të drejtë, pasi ishin të qartë që 7 muaj nuk kishin bërë mesim dhe besuan që politikbërësit e ministrisë nuk do të talleshin me padijen e tyre per t’i “kryqëzuar” edhe pse materialet ishin pjesë e programit, po jo të realizuar.

Matura nuk është qëllim në vetvete, po është provimi i formimit, ku nxënësi nuk garon po ka dëshirë dhe aftësi të tregoj sa di, si di dhe sa kulturë dhe dije të qëndrueshme ka marrë nga programi shkollor.

Maturantët me të drejtë protestuan, pasi ata në revoltën e tyre kërkesat i kanë të qarta, jo programi orjentues të ishte pjesë e pyetjeve, por programi që ata kanë realizuar gjatë kësaj periudhe pandemie duhet të ishte pjesë e fondit të pyetjeve.

Maturantët dhe bashkë me ta dhe prindërit e mësuesit janë të shqetësuar, çfarë do të bëhet me ta???

Qartësisht ministria dhe Komiteti i Maturës Shtetërore duhet të përgjigjet me zgjidhjen e problemit të tyre.

E kam thënë që në krye të herës, kjo Pandemi tregoi se ku ka mbërritur arsimi sot.

Asgjë nuk do t’i kishte kushtuar Komitetit të Maturës Shteterore për të marr vendimin, që këtë vit, të mos i realizonte provimet e maturës, pasi dihet që Matura tashmë është dalëse dhe ashtu si ministritë e vendeve simotra nëpër rajon dhe botë, t’i vlerësonte maturantët me notën mesatare të tre viteve duke respektuar edhe situatën e jashtëzakonshme të Pandemisë, të mbrojtjes se jetës te maturantëve.

Komiteti i Maturës Shtetërore si organi përgjegjës për këtë provim shtetërorë, duhet të merrte përgjegjësisë dhe përtej organizimit të standartit të provimit, që këtë vit ishte në një qasje tërësisht ndryshe dhe testin dhe modelin e testimet me alternativa, që ishte për herë të parë në këtë provim kombëtar, duhet ta kishte orientuar, qartë, saktë dhe me nivel mesatar, jo qëllim për të ndërtuar pyetje të vështira, me pergjigje alternativë subjektive.

Personalisht e di sa i rëndësishëm dhe sa shumë përgjegjësi kërkon provimi i maturës Ai, do mirësi, profesionalizëm dhe dashuri per t’u bërë dhe nuk është qëllim për të kapur dhe penalizuar nxënësit e mësuesit.

Tek memet e nxënësve “Çfarë bëri Turi, se na iku truri!” është shuplaka më e madhe që maturantët ia drejtojnë sistemit të sotëm arsimor !

Dhe të mos harrojmë që ata janë të traumatizuar, të pambrojtur, të çorientuar, të paqartë dhe të stresuar pas karantimit që kaluan.

E tani, detyra e Komitetit të Maturës Shtetërore është të veproj, të analizojë situatën, të dëgjoj maturantët e mos të penalizoj askënd prej tyre, po të kuptoj realitetin dhe t’u japë shansin të gjithë nxënësve që sot protestuan për dijen dhe në mbrojtje të saj!

Jo penalizim, po vlerësim, trasparencë dhe zbatim të standardit dhe cilësisë, pa subjektivizëm!

Maturantët sot i bënë radiografinë arsimit shqiptar!

Fatkeqesisht Arsimi është prekur nga Covid 19! Duhet intubuar që të shpëtojmë arsimin dhe të mbrojmë të rinjtë tanë! Këtë tregoi protesta sot! Këtë ua kemi borxh maturantëve tane të mençur dhe të dlirë!

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

FILANTROPI DT. 13 qershor 202013/06/2020 21:19

Më në fund duke i kërkuar nëpërmjet portalit prestigjos Syri. Net. të pronocoheshe për Maturantët ,foli edhe Nora Malaj ish ministre e arsimit eksperte e hershme e Maturës Shtetrore...

Shto koment

Denonco