Basha, maturantëve: Anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, stazhe për 10 mijë studentë çdo vit, bursa dhe mbështetje financiare

Basha, maturantëve: Anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, stazhe për 10 mijë studentë çdo vit, bursa dhe mbështetje financiare

19:06, 12/06/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PDL, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me maturantët e Beratit ku kanë diskutuar për provimet e maturës, pengesat dhe planet për të ardhmen.

Sipas liderit të opozitës, qeveria Rama po e bën çdo ditë e më të pamundur për maturantët të vazhdojnë studimet e larta.

"Familjet e studentëve me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë subvencion 100% të tarifës. Familjet me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të paguajnë gjysmën e tarifës. Për studentët në pamundësi, buxheti i shtetit do të mundësojë bursa dhe mbështetje financiare", premtoi Basha.

"Ne do ta dyfishojmë buxhetin dhe do të anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, do të ofrojmë stazhe për 10 mijë studentë çdo vit", vijoi më tej kreu i PD.

Ja çfarë shkruan Basha:

Kënaqësi të bisedoja dhe ndaja mendime me maturantët e Beratit për provimet e maturës dhe pengesat, ëndrrat e planet e tyre për të ardhmen.

Maturantët më treguan vështirësitë me të cilat përballen, problematikat e mëdha që shoqëruan këtë vit, paqartësitë, pamundësia për të realizuar mësimin online e deri tek niveli i lartë i vështirësisë së provimeve.

Shumë prej gjimnazistëve janë të paqartë për të ardhmen e tyre ndërsa vështirësitë ekonomike për të përballuar arsimin sa vijnë e shtohen.

Qeveria Rama po e bën çdo ditë e më të pamundur për maturantët të vazhdojnë studimet e larta.

Kjo situatë duhet dhe do të marrë fund. Me mua dhe PD asnjë nxënës nuk do të privohet nga e drejta për arsim për shkak të pamundësisë ekonomike.

Familjet e studentëve me të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë subvencion 100% të tarifës. Familjet me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të paguajnë gjysmën e tarifës. Për studentët në pamundësi, buxheti i shtetit do të mundësojë bursa dhe mbështetje financiare.

Ne do ta dyfishojmë buxhetin dhe do të anulojmë Ligjin e Arsimit të Lartë, do të ofrojmë stazhe për 10 mijë studentë çdo vit.

Bashkë me të rinjtë e të rejat e këtij vendi do të ndërtojmë një qeverisje normale që ofron mundësi për arsim cilësor, punësim e nje jetë normale me mundësi dhe dinjitet për të gjithë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Besnik13/06/2020 07:44

Per arsimin e larte duhen aplikuar standarte europiane te drejtimit e menaxhimit duke i dhene fund njehere e pergjithmone politikes se dyerve te shqyera per universitetet.Nota mesatare dhe nevojat e tregut te punes duhet te perbejne dy kushtet baze per pranimet ne universitet.Vetem nepermjet buxhetimeve per kerkime shkencore do mundemi qe ti kthejme universitetet ne qendra te zhvillimit te mendimit dhe kerkimit shkencor per ti paraprire ritmeve te zhvillimeve shoqerore.

Shto koment

Denonco