VIDEO/ Propaganda e qeverisë në aksion, Lapardhaja: Kur dyzet titrohet në dy vetë

VIDEO/ Propaganda e qeverisë në aksion, Lapardhaja: Kur dyzet titrohet në dy vetë

18:47, 12/06/2020
A+ Aa A-

Në një kohë kur vendi po kalon një krizë të thellë ekonomike, edhe për shkak të pandemisë së Koronavirusit, propaganda qeveritare i rikthehet video të sajuara me qëllim denigrimin e imazhit të liderit të opozitës Lulzim Basha.

Edhe pse videoja e kryedemokratit gjatë takimit me fermerët në Berat flet qartë, sërish Rilindasit kanë vrapuar të sajojnë diçka që në të vërtetë është krejt tjetër.

Lidhur me këtë gjë ka reaguar edhe Namir Lapardhaja.

Ky i fundit, përmes një postimi në Facebook, qartëson atë çfarë realisht thuhet në videon e Bashës.

Postimi i plotë:

Kur dyzet titrohet në dy vetë

Propaganda në veprim dhe kori i qorrave nga prapa.

Ata që pasi u përmbyt parku një milion euro tek Tajvani, shfaqën në media lajmin: "Pas rreshjeve të dendura të shiut, parku "Rinia" gati të presë fëmijët", sot hodhën silazhin e radhës në grazhdin e rrjetit social. 
Publikuan pamje të Bashës në Berat dhe e shoqëruan fjalën e tij me titra. Qytetari thotë: "Kanë qenë 50 punëtorë, janë 10 tani." Basha vijon: "Ikën 40, ë..." Propaganda e shkruan poshtë tek titrat: "...ikën dy vetë, ë!"
Asnjë nuk merret të dëgjojë me vëmendje numrin që thotë Basha, por të gjithë nxitojnë të lexojnë se çfarë shkruan propaganda. 

Dëgjojeni me vëmendje! 

Nuk më shqetëson ajo që ka thënë Basha, por atë se si një pjesë e këtij populli dëshiron me patjetër të manipulohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Ermali12/06/2020 20:00

Pershendetje! I thoni Namirit te mos e dredhi... Po ka burrerri edhe moral, ti qendroji thenieve edhe qendrimeve qe kishte ne fillim te ketij vitit... KA THEN QE BASHA NUK KA KOHERENCE NE FJALE ... (Ç'thote sot nuk thote neser) DHE NUK PO JEP ALTERNATIVE TE BESUESHME ... DUAM NDRYSHIM EDHE BESIM NE ATE QE PREMTOHET, BASHA SPO NA E JEP ALTERNATIVEN... thoshte Namiri. ?Nese dikush i ka shkelur syrin Namirit per ndonje cope pushtet... Hallall... Por dinjitetin mos ta shesi... Çune i mire eshte ai, por dredhjebytha eshte zgërlaqje ne qendrime!

Shto koment

Denonco