Çfarë bëri ‘Turi’ se më iku truri?/ Ja pyetja e pazakontë që nxori maturantët sot para ministrisë

Çfarë bëri ‘Turi’ se më iku truri?/ Ja pyetja e pazakontë që nxori maturantët sot para ministrisë

16:51, 12/06/2020
A+ Aa A-

Qindra maturantë protestuan sot para Ministrisë së Arsimit për testin e provimit të Letersisë, i cili sipas tyre nuk kishte asnjë lidhje me materialet parapërgatitore mbi të cilat kanë punuar deri më tani. Testi me alternativa kishte “zbritur nga qielli” sipas tyre duke i kërkuar llogari Ministrisë së Arsimit për përmbajtjen e tij.

Gjatë protestës së sotme, personazhi i studentëve ka qenë “Turi”.

Por, kush është “Turi”, i cili duket se do të jetë “përgjegjësi” për notat e ulëta të studentëve?

Bëhet fjalë për një pyetje në testin e letërsisë, e cila ka personazh “Turin”. Sipas pyetjes, studentët duhet të paramendojnë se si do të veprojë “Turi” në një situatë kur po përmbytet varka ku ai po udhëtonte.

Më poshtë, po e sjellim të plotë pyetjen:

“Lexoni paragrafin e meposhtëm
Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkën, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.

Cila nga pyetjet e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?
A) Duke u përqendruar, Turi u përpoq të kujtonte procedurën e saktë për të kthyer barkën në nja pozicion te sigurt.
B) Ndërkohë, uji i ftohtë lumit vazhdoi të përplasej në anët e barkës duke i bërë qull Turin dhe miqtë e tij.
C) Turi e dinte që ai dhe miqtë e tij ishin të përgatitur për t’ia dalë në situata të tilla.
D) Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati përmbysi barkën.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Unnamed Commenter12/06/2020 18:05

Mbeshtes maturantet. Me gjithe veshtiresite e ketij viti shkollor, nje teze e pazakonte e perkeqeson me tej rezultatin. Le te mblidhet nje komision i pavarur akademikesh qe pyetjet jashte programit te perjashtohen dhe te hartohet skeme e re pikezimi. Sa per pyetjen ne fjale, pergjigja eshte D. (Per te ruajtur stilin e aksionit duhet te pasohet nga fjali qe tregon veprim.) Megjithate ky eshte nje problem i trasheguar i provimeve te matures (kryesisht letersia, kujtoj ketu Albatrosin ne 2012). Duhet me teper konsistence. Mund te gjendeshin me mijera pyetje te tjera me vleresuese se "Stili aksion i Turit", qe ashtu si Albatrosi do te ngele nje legjende nder breza maturantesh. Goditja e radhes per sistemin arsimor. Kemi nevoje si asnje here tjeter per njerezit e duhur ne profesionin e duhur. Problem ky mbareinstitucional.

Shqiptari12/06/2020 17:32

IDIOTESITE E MINISTRES, TE DREJTORESHAVE TE MINISTRISE, TE GOMEREVE E GOMAREVE TE TJERE QE KA MBLEDHUR KJO QEVERI NUK KANE BRIRE!!! KETA NUK DIHET SE KU I KANE VJEDHUR KETO PYETJE, DHE I KANE PERKTHYER SHUME KEQ SI INJORANTE DHE ANALFABETE QE JANE!!!! KY ESHTE SURRATI I VERTETE I QEVERISE DHE I BUSHTRAVE TE RILINDJES!!!

Shto koment

Denonco