Bardhi: Ja përse Rama u tërhoq nga Komisonet Zgjedhore kur pa që nuk i kapi dot

Bardhi: Ja përse Rama u tërhoq nga Komisonet Zgjedhore kur pa që nuk i kapi dot

21:02, 11/06/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi në studion e “ABC News” komentoi vendimin e KLGJ-së për shkarkimin e Ardian Dvoranit. Ai u shpreh se Dvorani duhet të ishte larguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë Bardhi theksoi se Komisioni i Venecias ka konfirmuar se veprimet e Presidentit të Republikës Ilir Meta ishin të drejta. Bardhi gjithashtu theksoi se do të jenë qytetarët ata të cilët do të vendosin për sistemin zgjedhor, ndërsa theksoi: “Nuk mundet që me militantët e PS që punojnë në administratë shtetërore të bëjmë sikur po depolitizojmë komisionet zgjedhore. Çfarë ndodhi? Kur pa që nuk po i kapte dot Komisionet Zgjedhore u tërhoq dhe tha qëndrojmë të komisionet siç janë”.

Gjatë intervistës Bardhi u theksoi se PD nuk ka asnjë kontakt me organet e reja të sistemit të drejtësisë. “Vendimi i sotëm është një çështje e pastër juridike. Largimi i tij është çështje juridike, nuk ka prapavijë politike”, u shpreh Bardhi.

I ndalur te Reforma Zgjedhore ai theksoi se PD ka këmbëngulur për të pasur një identifikim biometrik.

“Konstatimet e ekspertëve që merren më zgjedhjet kanë treguar se mungesa e vullnetit politik ka sjellë problematika. Pritshmëria jonë nga Reforma Zgjedhore ka qenë pothuajse zero. Jem i angazhuar për shkak BE e vendoi si një nga kushtet kryesore për rrugën drejt integrimit. Që Edi Rama nuk ka ndërmend të bëjë reformë këtë e dinim. Ofruam dakordësinë tonë për depolitizim real.

Ne ishim dakord të kishte depolitizim real, nënkupton që anëtarët në Komisione Zgjedhore të jenë njerëz të depolitizuar, duke përjashtuar administratën. Pala tjetër kërkon që komisionet të përbëheshin nga punonjës të administratës.

Nuk mundet që me militantët e PS që punojnë në administratë shtetërore të bëjmë sikur po depolitizojmë komisionet zgjedhore. Çfarë ndodhi? Kur pa që nuk po i kapte dot Komisionet Zgjedhore u tërhoq dhe tha qëndrojmë të komisionet siç janë.  Në këtë proces opozita ka vepruar me shkrim. Nëpërmjet depolitizimit të rremë kërkonin të siguronin kapjen e Komisioneve Zgjedhore”, tha Bardhi.

Bardhi tha se shqetësimet që kanë ekzistuar në lidhje me zgjedhjet janë shitblerja e votës, kërcënimi i administratës publike me largim nga puna si edhe përfshirja e krimit të organizuar. Këto probleme shtoi ish-deputeti sjellin deformim të rezultateve ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama nuk ka vullnet për t’i zgjidhur.

“Nuk ka marrëveshje për Reformën Zgjedhore, ka një dakordësi. Çështjet e sistemit janë çështje të qytetarëve. Në vitin 1998 sistemi zgjedhor është miratuar me referendum qytetar.

Në vitin 2020 duhet të jenë qytetarët që të vendosin. Është çështje muajsh që Edi Rama do të jetë në opozitë. Dua të garantoj qytetarët se do të jenë ata që do të vendosin për sistemin zgjedhor.

Brenda Kuvendit është bërë një teatër.  Paratë e pista të krimit dhe angazhimi i grupeve kriminale nuk i mjaftojnë më Edi Ramës. Në atë Kuvend Edi Rama kontrollon të paktën 89 deputetë. Edi Rama ka votat e nevojshme për të miratuar Reformën Zgjedhore”, tha më tej Bardhi./abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco