Thaçi për SYRI TV: Lajmi për lobimin është shpifje

Thaçi për SYRI TV: Lajmi për lobimin është shpifje

20:43, 11/06/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i prerë kur u pyet nga Çim Peka në SYRI TV për një investigim të BIRN, ku thuhet se ai ka lobuar për ndarjen e Kosovës.

“Nuk ka ndodhur lobimi. Është një shpifje, është një lajm i rrejshëm. Asgjë nuk është i vërtetë,” tha Thaçi.

Ai insistoi disa herë se lajmi është i rremë.

“David Philips nuk ka qenë këshilltari im. Ka kërkuar të paguhet, i kam thënë nuk kam lekë,” tha Thaçi, duke akuzuar se “shfaqte opinione që ishin të paqëndrueshme”.

Para dy ditësh, BIRN zbuloi dëshmi të reja të lobimit të institucioneve të Kosovës për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Një gazetar i gazetës Le Monde ka deklaruar që Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, personalisht ka avokuar për shkëmbim territoresh.

Kurse akademiku amerikan, David Philips ka zbuluar se si Hashim Thaçi i ka kërkuar atij që të përgatisë një punim në mbrojtje të këtij plani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco