'Për ata që mashtrohen nga narkoqeveria'/ Berisha: Ja viti kampion për investimet e huaja

'Për ata që mashtrohen nga narkoqeveria'/ Berisha: Ja viti kampion për investimet e huaja

17:05, 11/06/2020
A+ Aa A-

"Për ata që mashtrohen nga narkoqeveria, e cila në 7 vite mbahet me investimet e huaja të projekteve të firmosura para vitit 2013 dhe dhe mashtron duke rrahur gjoksin për vit kampion në investimet e huaja".

Kështu e nis një reagim të tijin në Facebook ish kryeministri Sali Berisha, i cili publikon të dhënat mbi investimet e huaja në Shqipëri nga viti 1992 deri më sot.

Sipas Berishës, viti kampion për investimet e huaja është viti 2013 me 1.225.674.000 dollarë.

Ish kryeministri shton se, "në investimet e huaja të vitit 2013 e viteve pararendëse nuk kishte investime të TAP, DEVOLL, FAN pasi këto projekte ishin firmosur po puna nuk ende kishte filluar".

Reagimi i plotë i Berishës:

Dy fjale!

Per ata qe mashtrohen nga narkoqeveria, e cila ne 7 vite mbahet me investimet e huaja te projekteve te firmosura para vitit 2013 dhe dhe mashtron duke rrahur gjoksin per vit kampion ne investimet e huaja.

E verteta e padiskutueshme eshte se viti kampion i investimeve te huaja sipas Indeks Mundi per Shqiperine eshte viti 2013 me 1.225.674.000. Keto vlera ne per investimet huaja ne Shqiperi nuk jane arritur asnjehere keto 7 vitet e fundit.

Shtoj ketu se ne investimet e huaja te vitit 2013 e viteve pararendese nuk kishte investime te TAP, DEVOLL, FAN pasi keto projekte ishin firmosur po puna nuk ende kishte filluar. sb

ps: tabela tregon investimet e huaja te Shqiperise ne vite sipas Index Mundi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco