Paloka: Teatri i dështuar i Ramës, misioni i vetëm të mbajë në këmbë parlamentin e Niçes

Paloka: Teatri i dështuar i Ramës, misioni i vetëm të mbajë në këmbë parlamentin e Niçes

22:30, 10/06/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, e ka cilësuar si një komedi darke, daljen e fundit të Ramës që i qante hallin opozitës së re në parlament për Reformën Zgjedhore.

‘Për mëngjes teatër kukullash, për drekë dramë, për darkë komedi. Teatër dhe vetëm teatër. Kaq mund t’u ofrojë Edi Rama shqiptarëve për të bërë që të duken si të pavarur ata që i fut nga njëri xhep dhe i nxjerr nga tjetri.

Skena që patë nga kryesia e Kuvendit, ku dikush bën si zemërthyer për sistemin dhe dikush tjetër si dashnor i zgjedhjeve të lira, është vetëm një pjesë e dështuar teatrale e regjisorit kryeministër. Ata janë të gjithë në një thes dhe i vetmi mision që kanë është të mbajnë në këmbë parlamentin e kalbur nga votat e blera me drogën e Niçes dhe korrupsionin e Edvinit.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

lushingabarbullushi11/06/2020 08:36

Eshte shum e lexueshme: per miratimin e reformes zgjedhore duhen 3/5 e deputetve! Qe i bie nga 122 qe ka kuvendi duhen 73 deputet. Nese duhen 3/5 e 140 deputetve ateher ku parlament eshte i paligjeshem. Ramsi ti leje teatrot e rrugve deri sa te nderohet godina e teatrit. Mose te beje si palaco rruge.

lushingabarbullushi11/06/2020 08:32

Eshte shum e lexueshme: per miratimin e reformes zgjedhore duhen 3/5 e deputetve! Qe i bie nga 122 qe ka kuvendi duhen 73 deputet. Nese duhen 3/5 e 140 deputetve ateher ku parlament eshte i paligjeshem. Ramsi ti leje teatrot deri sa te ndertohet. Mos te beje si palaco rruge pse ska godin teatri.

Borealis11/06/2020 01:23

O Edi, mos harroni se ata qurravecet "opozitare ne parlament" kane marre urdher nga ai Huri i gjate, qe te bejne rolin kunder ,gjasme kerkojne ndrim sistemi, por e verteta mendoj se qendron ndryshe. PS do thote une jam dakort ta votoj po ata nuk deshen. Kjo i intereson PS qe te mos kete ndryshime ne kod.

Shto koment

Denonco