VIDEO/ Rama takon deputetët e emëruar dhe e gjen fajtorin: Është opozita e vërtetë

VIDEO/ Rama takon deputetët e emëruar dhe e gjen fajtorin: Është opozita e vërtetë

21:21, 10/06/2020
A+ Aa A-

Për Edi Ramën, faji asnjëherë nuk është në anën e tij, por gjithmonë tek të tjerët.

Edhe mbrëmjen e sotme kështu ndodhi, kur Rama takoi deputetët e emëruar si opozitë e tij.

Duke vazhduar me lojën politike, kreu i mazhorancës e gjeti fajtorin për situatën tek opozita e vërtetë, ajo që dogji mandatet e për një sistem më të mirë.

‘Natyrisht nuk gjetëm dakordësi.

Në fakt unë i nënkuptoj përfaqësuesit e opozitës parlamentare, ndjehen të përjashtuar, të fyer, për faktin që pasi janë denigruar dhe janë fyer në mënyrë sistematike nga ta që i kanë sjellë në parlament me firmat e tyre, gjenden përpara nevojës për të respektuar një marrëveshje që e konsiderojnë të padenjë dhe mbi të gjitha detyruese nga jashtë parlamentit, për parlamentin.

Megjithatë ajo që mendoj se është e rëndësishme, është që të vazhdojmë të diskutojmë.

Më vjen keq që dëgjova në tryezë akuza edhe për tentativa për blerje, apo për influenca jo korrekte mbi deputetët.

Akuzat ishin në bllok për ata që janë jashtë, por edhe në adresën tonë, dhe unë ju sigurova që ne nuk do të shkojmë në rrugën e një zgjidhjeje, ku thjesht dhe vetëm do të kërkojmë aritmetikën, por do të shkojmë në rrugën e një diskutimi, për të krijuar kushtet e një dakordësie’, tha Rama.

~

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

lushingabarbullushi11/06/2020 08:35

Eshte shum e lexueshme: per miratimin e reformes zgjedhore duhen 3/5 e deputetve! Qe i bie nga 122 qe ka kuvendi duhen 73 deputet. Nese duhen 3/5 e 140 deputetve ateher ku parlament eshte i paligjeshem. Ramsi ti leje teatrot e rrugve deri sa te nderohet godina e teatrit. Mose te beje si palaco rruge.

lushingabarbullushi10/06/2020 23:13

Po ju se kuptuat se eshte loja. Tani nuk pranojne ushtaret e tije qe deri me sot i jane bindur. Ku ka bese me Edvin Ramen.

Balo Bna10/06/2020 22:26

Po të ishim të pasur dhe me shtet si austriakët,Edi Rama nuk do ishte njeriu mediatikisht më i ndjekur,sepse është psikopat.... Por për shqiptarët që kanë proverbin "budallës hapi rrugë", Edi është personi mediatikisht më i ndjekur sepse është...kryeministër... Mos u ankoni,jemi të varfër( në një vend të pasur ,që kaq sa jemi do na mundësonte të jetonim si helvetët)jemi pa shtet( ironia është se mburremi që jemi më të vjetrit në Europë,por shtet nuk kemi ditur të bëjmë,për turp e faqje të zezë),dhe sikur mos mjaftonin këto kemi formim pervers.. Le t'a gëzojmë Edi Ramën deri në pleqëri...

Asi10/06/2020 22:03

Nuk ka nevoje per opoziten fallco as Rama qe i perdor te dalin kunder, kuptohet. Pse 3/5 i referohen numrit 140 te numrit qe duhet te kete parlamenti dhe jo 122 qe aktualisht ka. Nese i referohen 140 ky parlament verteton iligjimitetin e tij dhe deputetet te krhejne parate qe kane perfiruar dhe kush i futi ne parlament ne kundershtim me ligjin te marin denimin e merituar.

Shto koment

Denonco