Vasili: Rama e rriti borxhin me 1300 %, i ka kapur shqiptarët prej fyti

Vasili: Rama e rriti borxhin me 1300 %, i ka kapur shqiptarët prej fyti

16:18, 10/06/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, duke komentuar eurobondi prej 650 milion eurosh të marrë së fundi nga qeveria Rama, nuk lë pa kujtuar në një statusin të tijin të fundit, faktin që Rama e ka rritur borxhin me 1300 përqind.

Reagimi i plote i Petrit Vasilit:

Edi Rama i vdes shqiptarët në borxhe, i rriti 1300%!

5 miliard PPP + 1 miliard tërmeti+ 650 milion eurobond = 6 miliard e 650 milion borxh.

Kur erdhi në pushtet në 2013 kishte vetëm 500 milion euro borxh.

Pas 7 vjetësh në pushtet Edi Rama e rriti borxhin 13 herë ose 1300%.

I paaftë të rrisë ekonominë!

I paaftë të mbledhë të ardhurat.

I paaftë të thithë investime!

I kapur për fyti nga oligarkët!

I kapur për fyti nga korrupsioni!

I kapur për fyti nga paratë e pista!

Edi Rama dhe zullumi i tij do të bien për vite të tëra mbi shpatullat e të gjithe shqiptarëve një për një.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco