Kashahu për A-Show: Rama lider në rënie, marrëveshja zgjedhore vetëm një pjesë e luftës reformuese

Kashahu për A-Show: Rama lider në rënie, marrëveshja zgjedhore vetëm një pjesë e luftës reformuese

21:44, 09/06/2020
A+ Aa A-

I ftuar në A-Show, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, Arben Kashahu

‘Jam dakord me Gentianin që nëse do mbjellësh një perceptim sikur opozita është e dobët, do korrësh diçka.

Por nuk është një perceptim që mund ta pranojmë në mënyrë profesione.

Nuk ka një matje.

Perceptimi që Rama është një figurë në rënie dhe Basha është në rritje, është tashmë një perceptim i prekshëm.

Unë kam konstatuar se gjithmonë e më shumë qoftë nga baza e PD por edhe jo vetëm baza, PD perceptohet si shpresa e fundit dhe e vetme për të takuar më shumë prosperitet.

Ju kujtohet viti 2013 që askush nuk e perceptonte Ramën në pushtet.

E vetmja kështjellë e pa prekur nga krimi tani është Partia Demorkatoke dhe që mund ti japë pushtetin të nesërm imazhin e duhur. Dhe unë i besoj kësaj gjëje.

Tashmë perceptimi i publikut është që opozita do të vijë në pushtet.

Lidhur me votën e emigrant Kashahu u shpreh se: Diaspora duhet të rrisë ekspertizën e saj që të rrisë angazhimin politik që të jetë realisht aktive’

Ndërsa e ka cilësuar marrëveshjen zgjedhore ‘si vetëm një pjesë të luftës reformuese’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco