Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Gaba në A-Show: Basha ka thyer mentalitetin e liderit të ashpër, ja pse opozita nuk është e dobët

Gaba në A-Show: Basha ka thyer mentalitetin e liderit të ashpër, ja pse opozita nuk është e dobët

21:30, 09/06/2020
A+ Aa A-

Të ftuar në A-Show në Syri Tv, përballë gazetarit Adi Krasta, politologu Gentian Gaba, ka rrëzuar atë që njihet në publik si perceptimi se opozita është e dobët, një perceptim që investohet fuqishëm nga bodrumet e qeverisë.

‘Ka pasur një përshtypje të përbindshme për ta krijuar këtë bindje sikur opozita është e dobët. Kjo sepse është investuar që Partia Demokratike dhe lideri i saj të mos dukeshin si të tillë.

Dhe ja ku jemi sot, në një moment që vjen një politikë që përmban një sfidë për mentalitetin tonë të tranzicionin.

Ne kemi parë që opozita drejtohej në mënyrë të ashpër, kurse të Basha e kemi parë të thyer këtë mentalitet.

Më kujtohet që nëse do të kishim një flash back të ktyre 7 viteve të mbushura plot me krim, drogë, korrupsion, të cilat e kanë mbajtur nivelin e qeverisë në këto gjëra, opozita ka qenë në luftë gjithë kohës dhe nuk e ka pasur nivelin që të luftojë për argumentet e saj me të cilat do të duhet të vinte në pushtet’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

t09/06/2020 22:56

Vazhdoni beni like lulit se jeni ne rrugen e duhur per tu perfshi ne listat e mbyllura qe do beje perseri

Shto koment

Denonco