Basha: Shqipëria e zhytur në borxhe, Rama mburret se merr borxh të ri

Basha: Shqipëria e zhytur në borxhe, Rama mburret se merr borxh të ri

19:59, 09/06/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Lulzim Basha reagon në Twitter pas postimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me Eurobondin.

Sipas liderit të opozitës, teksa Shqipëria zhytet në borxhe, kreu i qeverisë mburret se mori një borxh të ri.

"Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM mburret se merr borxh të ri!!! Me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%, sot mburret se po i shton cdo shqiptari edhe një barrë të re!

Ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët. Ka ardhur koha për të parë përpara dhe për ta bërë Shqipërinë vend normal e të zhvilluar", shkruan Basha në Twitter.

Image

Shqipëria ka arritur të emetojë një eurobond 7- vjeçar me vlerë 650 milionë euro nga tregjet ndërkombëtare me interes 3.62%.

Sipas informacioneve, nga ky eurobond, 200 milionë euro janë rifinancim kurse pjesa tjetër perj 450 milionë eurosh është borxh i ri për Shqipërinë. /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco