Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Spahia: Spitalet dhe jo grumbullimet e qytetarëve janë vatrat e infeksioneve në Tiranë

Spahia: Spitalet dhe jo grumbullimet e qytetarëve janë vatrat e infeksioneve në Tiranë

16:43, 09/06/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, e ka cilësuar si të turpshme propagandën e qeverisë se gjoja shtimi i numrit të rasteve të infektimit erdhi si pasojë e grumbullimeve masive.

‘E turpshme propaganda se grumbullimet masive qenkan shkaku kryesor i rritjes së numrit të të infektuarve!!! E pështirë që kjo propagandë vihet në gojën e atyre që i thonë vetes profesionistë. Ajo që, për turpin e tyre, fshehin militantet peofesioniste të Edi Ramës është se rastet e të infektuarve të Tiranës, të publikuar sot, i takojnë kontakteve të prekur në QSUT dhe Senatorium.

QSUT është sot vatra më e madhe e infeksionit në vend, pavarësisht se Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu vazhdojnë të heshtin për këtë dështim spektakolar.

Rritja e numrit të të infektuarve, përfshi personelin shëndetësor, është treguesi më kokëfortë i keqmenaxhimit nga qeveria, e cila kujdeset vetëm për një fasadë të rreme.

Qytetarët nuk mund të mbahen në asnjë rast përgjegjës pse kanë ushtruar të drejtën kushtetuese për t’u mbledhur. 

Rritja e numrit të të infektuarve është dështimi direkt i kryeministrit të varfërimit të shqiptarëve.

Ai që vjedh shqiptarët edhe tek maskat për mjekët dhe letrat higjenike për të sëmurët me COVID, nuk e ka problem të gënjejë edhe kur është direkt fajtor. Çdo ditë me Edi Ramën kryeministër është fatkeqësi për këtë vend.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco