Gazetari: Votat blihen që në krevatin e bashkëshortëve. Përgjimet e 'Bild' të ishin manuali i Opozitës

Gazetari: Votat blihen që në krevatin e bashkëshortëve. Përgjimet e 'Bild' të ishin manuali i Opozitës

21:28, 08/06/2020
A+ Aa A-

Gjatë debatit në "Çim Peka LIVE" ku po diskutohet mbi marrëveshjen mazhorancë-opozitë dhe mundësinë e saj në Parlament, gazetari Poli Hoxha u shpreh se, kryeministri Rama fdha një gjë që nuk e kishte, ndërsa lideri i opozitës Lulzim Basha mori një gjë e kishte.

Sipas Hoxhës, manuali për marrëveshjen duhet të ishin përgjimet e gazetës gjermane "Bild" për mënyrat se si vidhet vota në Shqipëri.

"Faktikisht Edi Rama edhe e do, edhe nuk e do këtë marrëveshje. I duhet si 'kalë Troje" hapja e negociatave. Pastaj gjatë rrugës se çfarë do të bëjë të shohim... Edi Rama dha një gjë që nuk e kishte, Basha mori një gjë që e kishte.

Për mendimin tim, opozita dhe ajo parlamentare, kjo që po tregohet e ashpër, në këtë reformë duhet të përdornin si manual të kushteve përgjimet që botoi 'Bild'. Aty janë të gjitha, shitja, shantazhimi, përdorimi i administratës.

Tani votat nuk blihet në qendrën e votimit, por që në krevatin e bashkëshortëve, në kafenë e fshatit. Para se të shkosh atje votat janë tjetërsuar nga krimi, drejtorët e shkollave etj", u shpreh gazetari Poli Hoxha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar09/06/2020 09:29

Për të ndërtuar një shtet demokratik ligjor, është hipokrizi më duket që reformat, ajo teritoriale , e drejtësisë, balancimit të pushteteve , apo sistemit zgjedhor të meren të shkëputura e të ndahen me thikë me njera tjetrën.Të gjitha këto kanë lidhje të ngushtë me njera tjetrën. Piknisjen shkatërimi i shtetit demokratik e pati me reformën territoriale ku ndarjet administrative teritoriale nuk u konceptuan në funksion të një qeverisje më të mirë e funksionale lokale, por për interesa elektorale të partisë që erdhi në pushtet në vitin 2013.. Reforma teritoriale pra nuk mund të quhet e tillë pasi ajo ishte një ndarje teritoriale në interesa të njëanëshme elektorale të partisë në pushtet. Reforma në drejtësi ndonëse u propogandua si një reformë e depolitizimit e goditjes së korrupsionit në rradhët e juristëve, bëri të kundërtën, çoi drejtë kapjes së plotë të saj nga partia në pushtet. Le të kujtojmë se kërkesa për një reformë në drejtësi, pati si zanafillë ligjin antimafia, kur në qeveri, parlament e nëpër bashki, u evidentuan me fakte se PS nën drejtimin e Ramës , kishte sjellë njerëz me të kaluar kriminale të dënuar nga gjykatat europiane.ose politikanë të lidhur me bandat e mafies. Pasojë e këtij realiteti ishte edhe kanabizimi i gjithë Shqipërisë e rekordet europiane të trafikut të drogës. Nëse kur flitet për paregullsitë në zgjedhje, bëhet përgjithësimi se abuzime kanë bërë të gjitha partitë duke marë si shembull zgjedhjet e 1996-ës, e harrohet fakti kokëfortë së në ate vit akoma nuk ishte arritur depolitizimi i administratës kriminale diktatoriale enveriste.dhe në listat zgjedhore të PS, ish PPSH, kishte shumë eksponentë të ish sigurimit që kishin bërë krime çnjerëzore gjatë diktaturës 47 vjeçare enveriste. Ka pasur gjatë 30 viteve të ndryshimit të sistemit, dukuri lokale për blerje e grumbullim votash, veç abuzimeve në qendrat e votimit, por ky fenomeni mori përpjestime të mëdha me ardhjen në pushtet të Ramës, pikërisht në kohën e kanabizimit të gjithë Shqipërisë kur u identifikuan nga përgjimet funksionarë të lartë partiake e qeveritarë që bashkëpunuan me kapobandat e trafikut të drogës. Ka pasur edhe në qeveritë e mëparëshme tendenca për të kapur institucionet e "pamvarura" të shtetit, përfshirë këtu edhe pushtetin e mediave, por në qeverisjen Rama, kjo tendencë mori përpjestimëe të frikëshme që kulmoi me ERTV, një televizion privat i kryeministrit nga ku furnizohen me materiale propogandistike televizionet e cilësuara si kombëtare. Të gjitha këto dukuri, janë të lidhura me fije të dukëshme e të padukëshme me sistemin zgjedhor. Pra pyetja ql duhet të shtrohet, është : A mund të realizohet një reformë e njëanëshme zgjedhore, pa u kryer në të njejtën kohë edhe reformat e tjera që përmënda më sipër

Shto koment

Denonco