Del ekspertiza mjeko-ligjore/ Lela: ‘Për Ramën, Lleshin dhe të huajt që ngrenë zërin edhe për macet’

Del ekspertiza mjeko-ligjore/ Lela: ‘Për Ramën, Lleshin dhe të huajt që ngrenë zërin edhe për macet’

17:25, 08/06/2020
A+ Aa A-

Gazetari Alfred Lela ka publikuar raportin mjeko-ligjor pas dhunës së ushtruar nga policia, teksa ishte i pranishëm në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar më 17 maj.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ndaj Lelës janë konstatuar shembje të indeve të buta të kokës dhe qafës shoqëruar me kufizim të lëvizjeve të kokës si dhe dërrmishje dhe ekimoza të shkaktuara nga mjeteve të forta.

Këto dëmtime sipas ekspertit mjekoligjor, hyjnë në kategorinë e atyre që japin humbje të aftësisë së përkohshme për punën për 9 ditë.

'Eksperti mjeko-ligjor (i shtetit) ka parë këto shenja dhe të tjera, që specifikohen në raportin zyrtar, që Rama, Lleshi e të tjerë lokalë, por edhe ndërkombëtarët, të cilat e ngrenë zërin edhe për macet e humbura, nuk ua kanë zënë sytë.

Ja ku i kanë, në rrugë e sipër për në gjykatë. Ndoshta nuk i sheh as gjykata.

Të gjithë këta bashkë mund të mos kenë sy, por, sa për vete, atë zë që kam nuk ma heshtin dot', shkruan Lela në Facebook, teksa publikon raportin.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

MLoku08/06/2020 18:11

Nuk ta quan Rama heqjen e pantollonave . Tregoji Csn Hajdarin, atehere merr vesh ai.

Shto koment

Denonco