'Opozita Parlamentare' fresk qeverisë/ Në mbi 80% të votimeve i ka thënë 'Po' Ramës

'Opozita Parlamentare' fresk qeverisë/ Në mbi 80% të votimeve i ka thënë 'Po' Ramës

21:37, 07/06/2020
A+ Aa A-

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar së fundi një studim mbi votimet në Kuvend të së ashtuquajturës opozitë parlamentare.

Të dhënat tregojnë se gjithë deputetët që mbajtën mandatet apo që erdhën në Kuvendi pasi opozita reale i dogji ato votojnë gjithmonë për qeverinë.

Mesatarisht, në 80 % të votimeve në Kuvend 39 deputetë që thonë se janë “opozitë” kanë votuar për ligjet e qeverisë “Rama”.

Shqipëria duhet të jetë i vetmi vend ku thuajse gjithë ligjet e qeverisë marrin mbështetjen e opozitës.

"Opozitë parlamentare? Po, kemi, si nuk kemi. Janë 39 deputetë. Shkojnë në Kuvend, paguhen rregullisht dhe... votojnë rregullisht mbi 80% pro qeverisë!", shkruan ISP mbi postimin e tij në Twitter.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Emigranti07/06/2020 23:01

Syri.net , me gjith rrespektin qe kam per ju me duhet tju them qe titulli i ketij lajmi nuk esht i sakt, po si mundet ti quash opozit parlamentare nje grup lakejsh qe jan kemb e kok te rilindjes, ato funderrina dhe injorant vetem opozitar nuk mund te quhen, ato jan me te flakt me edi ramen sa disa deputet te Partis socialiste opozitar quani murrizin dhe gjuzin j

Asi07/06/2020 21:54

Kjo opozite ishte paterica e Rames me mbeshtetje amerikane per te qendruar ne pushtet dhe bere votimet moniste te 30 qershorit. Jane apo nuk jane ne parlament nuk ka rendesi,sepse reforma kerkon 3/5 e 122 deputeteve, pra 73,2 deputete duhen qe te miratohet reforma. Sa qesharake jane, mjere ne qe me parate tona paguajme rrogat e tyre te majme.

Shto koment

Denonco