Gazetari-Majkos: Që i bie botës si satelit mirë bën, por që nuk vjen në Greqi bën keq...

Gazetari-Majkos: Që i bie botës si satelit mirë bën, por që nuk vjen në Greqi bën keq...

21:33, 07/06/2020
A+ Aa A-

"Paguhet si i tillë por deri më sot ka bërë satelitin në mbarë botën thuaj se Greqia nuk ekziston në këtë planet për të".

Kështu shkruan në një postimin të tijin në Facebook gazetari shqiptar që jeton dhe punon në Athinë, Shpëtim Zinxhiria.

Mesazhi i gazetarit i drejtohet pikërisht ministrit të Diasporës Pandeli Majko, raporton Syri.net.

Sipas tij, Majko bën mirë që shkon në shumë shtete ku ka shqiptarë, por e fton të vizitojë edhe bashkëkombasit e tij në shtetin fqinj, të cilët përballen me shumë probleme.

Postimi i plotë:

Mos vallë Majko duhet t’u kerkojë falje emigrantëve...?

Përtej bindjes që kam kështu mendoj dhe ndoshta mund të jem gabim dhe të më falni, por dikush duhet tu kërkojë falje emigrantëve dhe kush më shumë sa vetë ministri i Diaspores apo i Emigracionit zoti Majko.

Paguhet si i tillë por deri më sot ka bërë satelitin në mbarë botën thuaj se Greqia nuk ekziston në këtë planet për të.

Problemet e shqiptarve në Greqi janë të shumta por më kryesorja është jo vetëm njohja e viteve të punës për pensione te pjesëshme, por bëhet fjalë për ata shqiptarë që kanë mbushur kriteret, pra moshën dhe vitet e punës dhe u mohohet pensioni i plotë.

Këto janë konfirmime dhe jo shpifje janë fakte konkrete dhe reale, aq sa ky ministër duhet të shqetësohet dhe të zgjidhë këtë problem kur ligji vendas grek u jep të drejtën shqiptarve.

Që i bie botës si satelit mirë bën por që nuk vjen në Greqi bën keq...

Sklleverit që u dërguan si turistë në Greqi po përballën me të kundërtën e asaj marreveshje midis dy vendeve dhe për këtë duhet një zgjidhje.

Ai duhet tu kërkojë falje emigrantëve për mungesën e tij si ministër dhe menazhimin e emigracionit për ate qe edhe paguhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco