'E kemi dimër të dytë'/ Operatorët turistikë thirrje qeverisë: Të ndajë mendjen, të hapemi apo jo?

'E kemi dimër të dytë'/ Operatorët turistikë thirrje qeverisë: Të ndajë mendjen, të hapemi apo jo?

19:31, 07/06/2020
A+ Aa A-

Një javë nga hapja e sezonit turistik, në Vlorë prenotimet janë të bllokuara. Lajmi konfirmohet nga kreu i operatorëve turistikë për jugun, Vasil Bedini.

Nga udhëzimet e fundit  është vendosur që hotelet e licensuara të kenë plazhin për klientët e tyre.

“Të gjitha hotelet e kanë infrastrukturën e vet gati, por po shikojmë që pengesat po dalin nga më të ndryshme. Nuk kemi akoma plazhet në dispozicion. Kjo bën atë që i themi kaos sepse kemi kërkesa për pushues, por informacioni jonë është i kufizuar.  Në rast se ju dhe një tjetër dëshironi të vini në Vlorë ne jemi të kufizuar në rezervim sepse nuk mund të premtojmë se do kemi plazh të lirë”, thotë ai.

Operatorët janë të bindur që turizmi këtë vit do të mbahet vetëm nga pushesit vendas.

“Ky vit do të jetë me pushues të brendshëm”, thekson ai.

Bedini ka një kërkesë për qeverinë.

“E kemi dimrin e dytë këtë. Kemi që në tetor që kemi qenë 100% të mbyllur. Të hapemi apo mos hapim. Të ndajë mendjen”, shprehet ai.

Saranda është një tjetër qytet turistik ne te cilin janë anuluar rezervimet per pushime.

Jemi ne muajin qershor dhe sezoni turistik ka filluar tashmë zyrtarisht. Por Saranda po vuan mungesën e turistëve të huaj. Për pasojë shumica e hoteleve nuk kanë rezervime dhe restorantet nuk kanë filluar ende aktivitetin e tyre.

Burime për Abc News sqarojnë se turistët e huaj nuk kanë prenotuar për shkak se mbylljes se kufijve. Shumica e pushuesve në Sarandë vijnë nga Greqia, dhe ky vend si pjesë e BE-së është i detyruar të respektojë vendimin e ministrave të brendshëm europian , për shtyrjen e mbylljes së kufijve deri me 30 qershor. /abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco